Categories Sport

Neymar tallet publikisht me Maluman (VIDEO)

Mediat latine po ziejnë për sa i përket të rejave nga “trekëndëshi” Maluma – Natalia – Neymar. Nëse nuk ia keni idenë, po jua shpjegojmë me pak fjalë. Maluma dhe ish e dashura e tij, Natalia Barulich kanë pasur një marrëdhënie 2-vjeçare dhe shumë të diskutuar në media. Çifti i dha fund lidhjes pak kohë më parë dhe sipas Natalia-s, arsyeja ishte sepse dëshironin të përqëndroheshin më shumë te karriera.

Mirëpo, thashethemet që qarkulluan asokohe thoshin se Maluma e kishte tradhtuar dhe të tjera se ajo kishte shkëmbyer mesazhe flirtuese me futbollistin Neymar. Edhe pse pas ndarjes u përfol për një lidhje mes këtyre dy të fundit, Natalia nuk e pranoi.

Megjithatë, nuk vonoi shumë dhe çifti i njohur e pranoi publikisht lidhjen dhe shfaqen të lumtur në postimet në Instagram. Pas kësaj, Maluma publikoi këngën “Hawái” – për të cilën të gjithë thonë se i është dedikuar Natalias. Në këngë Maluma shprehet se “ajo” i poston fotot në Instagram vetëm për ta bërë xheloz dhe nëse ai do ta telefononte ajo do të rikthehej me të menjëherë.

Nisur nga këto lajme, Neymar ka publikuar pak ditë më parë një video në Instagram, ku shfaqet me miqtë e tij të qeshur duke kënduar “Hawái” – veprim që në shumë media po komentohet si tallje ndaj Maluma-s. Ky i fundit pas videos së futbollistit çaktivizoi për pak ditë llogarinë në Instagram, gjë që shkaktoi edhe më shumë reagime në rrjet.

Mirëpo, e bukura e gjithë kësaj është se kjo histori ka qenë një publicitet i madh për këngën “Hawái”, pasi njerëzit shkojnë për ta dëgjuar për kureshtje dhe “ngecin” duke e dëgjuar.

Njësoj na ndodhi edhe ne, por edhe shumë komentuesve që janë fiksuar me këngën që e hapën thjesht duke u nisur nga thashethemet. Deshi, s’deshi Neymar e ktheu këngën e “rivalit” të tij në një hit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Mario Mitaj flet me zemër: Kam lindur në Athinë, por s’jam grek, E dua Shqipërinë, jam patriot!

Një nga më të mirët në dy miqësoret që Kombëtarja shqiptare zhvilloi, ishte Mario Mitaj.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Zbulohet kush pagoi 1 milion euro për të liruar Dani Alves nga burgu, nuk është Neymar

Ish-shoku i skuadrës i Dani Alves te Barcelona, Memphis Depay, thuhet se i ka paguar…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Sokol Kushta: Kombëtarja dhe trajneri dje fituan Brojën, Sylvinho tregoi se di të ndryshojë

Sokol Kushta, legjenda e futbollit kuqezi, në një reagim në rrjetet sociale, vlerësoi lojën e…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mbi 20 mijë bileta të shitura/ Sylvinho tenton të ndryshojë ujërat, Statistikat flasin për suedezët

Shqipëria do të zhvillojë sonte në mbrëmje testin e dytë miqësor kundër Suedisë në Stokholm.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

“E dimë forcën tonë, jemi të bashkuar”, Sylvinho dhe Ramadani flasin para ndeshjes me Suedinë

Shqipëria do të luajë nesër ndeshjen e dytë miqësore të muajit mars ndaj Suedisë. Trajneri…

LEXO ME SHUME