Categories Sport

Neymari dhe Barcelona do të takohen në gjyk.atë

Futbollisti i Paris Saint-Germainit dhe gjiganti katalonas po e padisin njëri-tjetrin për transferimin e brazilianit në Paris para dy vjetëve. Neymari dhe Barcelona do të takohen në gjykatë vetëm tri javë pasi tentimet e klubit spanjoll për ta kthyer brazilianin në skuadër dështuan. Konflikti mes tyre po vazhdon, përkundër spekulimeve se Barcelona do të tentojë ta kthejë Neymarin në skuadër sërish verën tjetër, transmeton Gazeta Express. Megjithatë, futbollisti dhe klubi do të përballen kokë më kokë më 27 shtator në orën 10 të mëngjesit në një seancë gjyqësore në Barcelonë, pasi që Neymari e ka paditur Barcelonën për 26 milionë euro e Barcelona Neymarin për 75 milionë euro.

Nëse sulmuesi do të ishte kthyer te klubi që e solli atë në Evropë nga Brazili në vitin 2013, pritej që të dyja palët t’i tërhiqnin paditë e tyre. Megjithatë, pasi që Neymari mbeti në Paris, paditë ligjore do të vazhdojnë më tutje. Paditë kanë të bëjnë me bonusin prej 40 milionë eurosh që Neymari pritej ta merrte për nënshkrimin e kontratës së re me Barcelonës, vetëm disa muaj para se të transferohej në Paris, falë 222 milionë eurove që PSG-ja i pagoi për të.

Neymari ishte paguar 14 milionë euro paraprakisht, ndërsa Barcelona nuk pranoi t’ia dorëzojë edhe 26 milionë eurot e tjera pasi që ai vendosi të largohej nga klubi. Futbollisti beson se atij i takon shuma e plotë, plus 10 për qind interes. Në anën tjetër, Barcelona e ka paditur futbollistin për 75 milionë euro pasi që ai nuk iu përmbajt kontratës së vet.

Seanca gjyqësore veçse është shtyrë dy herë. Fillimisht ishte planifikuar që ajo të mbahet më 31 janar, mirëpo në minutën e fundit e shty për 21 mars. Pasi që avokatët e Neymarit nuk pranuan ta zbulojnë kontratën e futbollistit me PSG-në, seanca u shty sërish për 27 shtator.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Mario Mitaj flet me zemër: Kam lindur në Athinë, por s’jam grek, E dua Shqipërinë, jam patriot!

Një nga më të mirët në dy miqësoret që Kombëtarja shqiptare zhvilloi, ishte Mario Mitaj.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Zbulohet kush pagoi 1 milion euro për të liruar Dani Alves nga burgu, nuk është Neymar

Ish-shoku i skuadrës i Dani Alves te Barcelona, Memphis Depay, thuhet se i ka paguar…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Sokol Kushta: Kombëtarja dhe trajneri dje fituan Brojën, Sylvinho tregoi se di të ndryshojë

Sokol Kushta, legjenda e futbollit kuqezi, në një reagim në rrjetet sociale, vlerësoi lojën e…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mbi 20 mijë bileta të shitura/ Sylvinho tenton të ndryshojë ujërat, Statistikat flasin për suedezët

Shqipëria do të zhvillojë sonte në mbrëmje testin e dytë miqësor kundër Suedisë në Stokholm.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

“E dimë forcën tonë, jemi të bashkuar”, Sylvinho dhe Ramadani flasin para ndeshjes me Suedinë

Shqipëria do të luajë nesër ndeshjen e dytë miqësore të muajit mars ndaj Suedisë. Trajneri…

LEXO ME SHUME