Categories Sport

Nga gafat e Berishës tek ndryshimi i formacionit, Reja flet hapur

Edy Reja zhvilloi një konferencë për shtyp, përpara sfidës kundër Bjellorusisë, i cili foli për ndryshimet në formacion, gjendjen e ekipit si dhe vlerësimin që ka përballë kundështarit. Gjithashtu tekniku italian foli për gabimet që u bënë përballë sfidës ndaj Kazakistanit.

“Rezultati ndaj Kazakistanit ishte i rëndësishëm. Gabimet që kemi bërë i kemi analizuar. Jo thjesht në fazën ofensive, por edhe në mënyrën se si ka luajtur skuadra. Kërkojmë të përmirësojmë çdo gjë, pas çdo ndeshjeje. Kemi shanse për të arritur vendin e parë nëse mundim Bjellorusinë. Të përpiqemi të eliminojmë çdo gabim të mundshëm në këtë fazë të rëndësishme”- tha tekniku Reja. Lidhur me formacionet tekniku u shpreh se nuk do të ketë ndryshime në mbrojtje pasi lojtarët janë në formën e tyre optimale. Ndërsa reparti problematik mbetet mesfusha.

“Mungon Abrashi i skualifikuar. Kandidati për ta zëvendësuar është Laçi. Nuk mendoj të bëj ndryshime të mëdha në skuadër. Në linjën mbrojtëse kam 3 lojtarë të gatshëm, dhe nuk është e nevojshme të bëj ndryshime. Në mesfushë, të shikojmë si duhet të rrjedhin ngjarjet. Aty duhet të ndryshojmë diçka. Të gjithë janë të rikuperuar. Për formacionin do të vendosim nesër”- theksoi italiani.

Rëndësia që ka ndeshja kundër Bjellorusisë, Reja shprehet se: Është një ndeshje finale. Duhet të jemi të qetë, të kemi siguri. Duhet të kemi besimin e njerëzve dhe stafit teknik. Të qëndrojmë të qetë. Presioni është pjesë e futbollit. Kemi cilësitë e duhur për të bërë një ndeshje futbolli. Jam i bindur që do të bëjmë një ndeshje të mirë. Mos bëjmë gabime të nisemi me nxitim. Duhet të kemi ekuilibër, ndeshjet zgjasin 90 minuta. E rëndësishme është që të mos humbasim ekulibrin. Është një skuadër që mblidhet mirë mbrapa dhe ka kundërsulm të shpejtë. Duhet ta menaxhojmë ndeshjen sipas situatave të krijuara. Nëse ruajmë ekuilibrin do të bëjmë gjëra të mira.

I pyetur për reparti sulmues si do të pozicionohet Shqipëria në këtë sfidë, tekniku italian theksoi se: Ka shumë mundësi që sulmi të jetë i njëjte me Kazakistanin. Kur bëj listën marr 5 sulmues. Cikalleshi dhe Balaj janë alternativa, njësoj si Manaj dhe Seferi. Kam provuar edhe Cikalleshin dhe Balajn, por janë lojtar të ngjashëm. Preferoj një që të sulmoj portën dhe një që të tërhiqet. Kur luan me 2 sulmues nuk mund të luash me 2 të ngjashëm.

Kur të duhet goli dhe je në presion mund të përdorësh 2 lojtarë të njëjtë si Cikalleshi dhe Balajn, por në fillim kam preferuar 2 futbollistë të ndryshëm. Është trajneri ai që merr vendimet për zgjedhjet. Tekniku Edy Reja komentoi edhe gafat e portierit Berisha i cili pësoi një gol nga qendra e fushës, shkak i pavëmendshmërisë së tij.

“Duhet ti japim meritat futbollistit të Kazakistanit, që pati edhe fat. Berisha do të përpiqet ta rikuperojë gabim. Zakonisht gabimet e portierëve komentohen së shumti. Berisha është i fortë në aspektin karakterial. Gabimet ndodhin, nuk është se duhet komentuar 100 herë për këtë gjë. Janë raste të rralla. 80% të meritave i merr lojtari. Asnjë nuk e kuptoi çfarë ndodhi te goli. Topi mori një trajektore te çuditshme”- tha 75-vjeçari.

Lidhur me të ardhmen e tij, tekniku italian është i qartë se do vazhdojë bashkëpunimin e Federatën Shqiptare të Futbollit duke dhënë maksimumin.

“Unë mbaroj këtë edicion dhe sigurisht do të filloj një edicion tjetër. Kemi një kontratë të përcaktuar. I kam gjërat e qarta. Unë jam këtu për të dhëna maksimumin. Më pas do të jetë FSHF ajo që do të nxjerrë konkluzionet. Një ndeshje nuk mund të jetë vendimtare, për të dalë në konkluzion të gjithë sezionit”, u shpreh Reja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Mario Mitaj flet me zemër: Kam lindur në Athinë, por s’jam grek, E dua Shqipërinë, jam patriot!

Një nga më të mirët në dy miqësoret që Kombëtarja shqiptare zhvilloi, ishte Mario Mitaj.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Zbulohet kush pagoi 1 milion euro për të liruar Dani Alves nga burgu, nuk është Neymar

Ish-shoku i skuadrës i Dani Alves te Barcelona, Memphis Depay, thuhet se i ka paguar…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Sokol Kushta: Kombëtarja dhe trajneri dje fituan Brojën, Sylvinho tregoi se di të ndryshojë

Sokol Kushta, legjenda e futbollit kuqezi, në një reagim në rrjetet sociale, vlerësoi lojën e…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mbi 20 mijë bileta të shitura/ Sylvinho tenton të ndryshojë ujërat, Statistikat flasin për suedezët

Shqipëria do të zhvillojë sonte në mbrëmje testin e dytë miqësor kundër Suedisë në Stokholm.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

“E dimë forcën tonë, jemi të bashkuar”, Sylvinho dhe Ramadani flasin para ndeshjes me Suedinë

Shqipëria do të luajë nesër ndeshjen e dytë miqësore të muajit mars ndaj Suedisë. Trajneri…

LEXO ME SHUME