fbpx
Sport

Nga Parisi në Brazil, sa shumë kaos rreth Paketas

Në fillim takikardia prej stresit, e më pas kërkesa e tij për të mos u grumbulluar për sfidën ndaj Breshas janë sinjale të qarta të pakënaqësisë së Lukas Paketas te Milani. Dje lojtari ka postuar në rrjete sociale duke u stërvitur dhe shpjegonte:

“Asnjë ditë pa stërvitje”, por ndërkohë realiteti duket krejt tjetër. Me lëvizjet e tij duket se braziliani synon ta “detyrojë” klubin ta shesë. Fakti është që askush nuk pranon të paguajë 30 milionë euro për shërbimet e mesfushorit dhe e vetmja ofertë jozyrtare është ajo e PSGsë që propozon rreth 20 milionë euro. Kjo shumë nuk i kënaq kuqezinjtë të cilët janë të detyruar ta shesin të paktën 30 milionë euro Paketan për të mos shënuar humbje në bilanc duke qenë se për të, një vit më parë, u derdhën thuajse 38 milionë euro në arkat e Flamengos.

Sipas “L’Equipe”, drejtori i parisienëve, Leonardo, e admiron 22-vjeçarin dhe ka propozuar edhe lojtarë në vend të shumës në fjalë. Leandro Paredes, Ander Herrera dhe Julian Draksler janë tre futbollistët mes të cilëve Milani mund të zgjedhë njërin për ta shkëmbyer me Paketan, për të cilin menaxheri deklaroi dje se nuk ka asnjë problem të natyrës psikike. Pesë ditët e mbetura deri në fund të merkatos janë një zile alarmi që mund të detyrojë Milanin të pranojë zgjidhje alternative, një nga të cilat mund të jetë edhe huazimi 6-mujor në Brazil, me kushtin që cilido klub që merr, t’i paguajë mesfushorit të paktën gjysmën e rrogës prej 3 milionë eurosh.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close