Sport

Ngec Lokateli, Juventusi në sulm për yllin e Realit të Madridit

Për Manuel Lokatelin duhej të ishte dje dita vendimtare, por mesa duket, Sasuolo ka vendosur që të luajë pisët. Drejtuesit emiljanë nuk janë paraqitur në takimin e paracaktuar me homologët bardhezi, duke dhënë një sinjal lufte se edhe oferta prej 35 milionësh, e cila do të paguhej në tri vite nuk duket se i afrohet kërkesës prej 40 milionë eurosh.

Madje, për të ndezur edhe më shumë situatën, ai që ka hyrë bindshëm në skenë është Xhovani Karnevali, administratori i deleguar i Sasuolos.

“Ideja jonë ka qenë e qartë dhe e palëvizshme që në fillim. Kemi pasur disa takime me drejtuesit e Juventusit, por fakti që Federiko Kerubini (drejtori sportiv bardhezi) këmbëngul mbi idenë e tij dhe vazhdon që të mos i afrohet kërkesës sonë të palëvizshme prej 40 milionë eurosh, më duket e kotë që të bëjmë biseda boshe.

Prandaj, nëse situata nuk ndryshon dhe nëse nuk vjen një ofertë e denjë deri në datat 2-3 gusht, ne si klub do të vendosim që ta heqim nga merkatoja emrin e Lokatelit dhe nuk do të pranojmë asnjë ofertë tjetër. Lojtari ka një kontratë me ne dhe mund të vazhdojë të japë kontributin e tij për Sasuolon”, ishte presioni i numrit dy të klubit jeshilzi.

IDEJA TONI KROS – Dhe Juventusi, ndërsa dje duket se kishte vendosur që ta rriste ofertën për Lokatelin edhe me dy milionë euro të tjera, në një total prej 37 milionësh, nuk i ka pëlqyer aspak që ka rritur oreksin e klubit që ka në pronësi kartonin e kampionit të Europës, duket se ka marrë një sinjal të rëndësishëm nga Spanja.

Nga Madridi, dy ditë më parë kishin saktësuar se presidenti Florentino Perez, për të shmangur krizën e madhe ekonomike, prej së cilës humbi edhe dy shtyllat e mbrojtjes si Ramos e Varan, ka vendosur që ta nxjerrë të gjithë ekipin në shitje.

Në pritje të ofertave, për të tentuar një revolucion të radhës, ka shtyrë Juventusin që të provojë të tentojë një prej ëndrrave të mëdhatë merkatos së tyre ndër vite.

“Zonja e Vjetër”, aq më tepër që tashmë në stol është rikthyer edhe Masimiliano Alegri, ka vendosur të provojë arritjen e një marrëveshjeje të mundshme me Toni Krosin.

Mesfushorin gjerman, i cili prej një dekade është mbreti i pasim eve në Europë, nuk është më i pashitshëm për Realin e Madridit dhe pse jo, në orët dhe ditët në vazhdim mund të hapen bisedimet për të kuptuar mundësinë e një transferimi të Toni Krosit në Torino dhe ribashkimin e tij me Kristiano Ronaldon.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: