fbpx
Sport

Një tjetër skuadër spanjolle kërkoi shërbimet e tij, Malaga refuzon 1.5 milion euro për futbollistin shqiptar

Rayo Vallecano skuadër që militon në Segunda Division të Spanjës po kërkon një zëvendësues të Santi Comesaña. Pasi e morën vesh që lojtari ka mbyllur sezon, klubi është vënë në kërkim të një zëvendësuesi.

Keidi Bare është profili ideal për skuadrën nga Madridi. Vallecano kishte ofruar 500 mijë euro para pak ditësh për të transferuar mesfushorin shqiptar. Ekipi në La Liga 2 kërkoi që të përfitonte nga kriza ekonomike e Malagas për t’i marrë një nga më të mirët që ka në skuadër.

Përgjigja ka qenë menjëherë negative, ndërsa Vallecano nuk është ndalur me kaq pasi e ka trefishuar ofertën në 1.5 milionë euro, por sërish ekipi andaluzian e ka refuzuar ofertën për mesfushorin shqiptar.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button