Categories Sport

Njëri më i bukur se tjetri, shikoni dy ‘perlat’ e realizuara në ndeshjen e sotme midis Çelsit dhe Barcelonës (Video)

Barcelona është mposhtur 2:1 nga Chelsea në ndeshjen e saj të parë miqësore në fushatën parasezonale, në të cilën debutoi Antoine Griezmann, Frenkie De Jong dhe Neto, por mungua disa lojtarë kyçë si Lionel Messi dhe Luis Suarez.

Tammy Abraham dhe Ross Barkley shënuan dy golat e fitores për skuadrën e Frank Lampardit, ndërsa goli më i mirë i ndeshjes i realizuar nga Ivan Rakitic ishte i pamjaftueshëm për Barçën e Ernesto Valverdes në turneun miqësor Rakuten Cup, raporton Gazeta Express.

Të kaltrit e Lampardit e regjistruan vetëm fitoren e dytë në pesë ndeshje miqësore deri tani në fushatën e tyre përgatitore për sezonin e ri 2019/20, dhe atë më shumë falë gabimeve dhe mungesave të klubit katalonas.

Antoine Griezmann, i cili iu bashkua Barçës në fillim të këtij muaji për 120 milionë euro nga Atletico Madrid, debutoi duke e nisur takimin si titullar në sulm përkrah Ousmane Dembeles.

Përveç francezit, debutuan edhe Frenkie de Jong dhe Neto, duke lënë mbresa.

Lionel Messi, Luis Suarez dhe Philippe Coutinho munguan pasi nuk janë pjesë e turit të Barçës në Japoni për shkak të obligimeve që kishin me kombëtaret e tyre përkatëse në Kupën e Amerikës që si pasojë shkuan në pushim veror më vonë.

Ndërkohë, pas humbjes zhgënjyese ndaj Kawasaki Frontale, Chelsea i Lampard iu kthye fitores, të dytës deri tani në pesë ndeshje.

Chelsea kaloi në epërsi pas pak më shumë se gjysmë ore lojë falë një gabimi nga Sergi Busquets në mbrojtje, nga i cili përfitoi Abraham, i cili nuk e pati të vështirë të shënojë i vetëm përball me portierin.

Përkundër rasteve të shumta në të dy anët, goli i dytë erdhi vetëm në dhjetë minutat e fundit. Barkley, i futur në lojë në pjesën e dytë, realizoi nga rreth 20 metra largësi në minutën e 80.

Rakitic e shënoi golin e parë të Barçës në fushatën parasezonale duke e bombarduar portën e Kepas nga rreth 30 metra largësi.

Rakitic shënon gol të jashtëzakonshëm ndaj Chelseas on Vidnews.

Goli i dyte i Chelseas perballe Barcelones on Vidnews.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Gjimshiti: Krenari dhe lumturi, e merituam kualifikimin ndaj Liverpoolit

Atalanta shkroi historinë përballë Liverpoolit. Skuadra e Gasperinit eliminuan skuadrën e Klopp, duke siguruar një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mario Mitaj flet me zemër: Kam lindur në Athinë, por s’jam grek, E dua Shqipërinë, jam patriot!

Një nga më të mirët në dy miqësoret që Kombëtarja shqiptare zhvilloi, ishte Mario Mitaj.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Zbulohet kush pagoi 1 milion euro për të liruar Dani Alves nga burgu, nuk është Neymar

Ish-shoku i skuadrës i Dani Alves te Barcelona, Memphis Depay, thuhet se i ka paguar…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Sokol Kushta: Kombëtarja dhe trajneri dje fituan Brojën, Sylvinho tregoi se di të ndryshojë

Sokol Kushta, legjenda e futbollit kuqezi, në një reagim në rrjetet sociale, vlerësoi lojën e…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mbi 20 mijë bileta të shitura/ Sylvinho tenton të ndryshojë ujërat, Statistikat flasin për suedezët

Shqipëria do të zhvillojë sonte në mbrëmje testin e dytë miqësor kundër Suedisë në Stokholm.…

LEXO ME SHUME