Sport

Nuk ikën as Mbappe e as Neymar, te PSG vjen edhe Messi

Lionel Messi duket çdo ditë e më afër qëndrimit te Barcelona ndërsa në Francë e shikojnë krejtësisht ndryshe situatën e argjentinasit i cili është ende në planet e Al-Khelaifit. Sipas prestigjozes “Le Parisien”, Messi shihet si pjesë e PSG për sezonin e ardhshëm dhe parizienët janë të bindur se me ofertën 2+1 që i kanë ofruar argjentinasit, ai do të pranojë të transferohet në Francë ndërkohë që oferta financiare që Al-Khelaifi i ka bërë është shumë më lart se propozimi i Barcelonës për të rinovuar kontratën.

“Le Parisien” shkruan se për Paris Saint Germain është plotësisht e mundur afrimi i Messit pa sakrifikuar asnjë nga dyshja Mbappe-Neymar, madje këta dy të fundit do të binden që të rinovojnë kontratat e tyre pasi të jetë zyrtarizuar goditja Lionel Messi. Sa për pagat stratosferike të treshes, e përditshmja franceze shkruan se të ardhurat e klubit do të rriten tej mase me të tri këta lojtarë ndaj nuk do të jetë problem për t’i përballuar madje po punohet edhe për 2 goditje të tjera në merkato.

Sigurisht që do të ketë largime por drejtuesit do të mbështesin projektin Pochettino me synimin e madh, Lionel Messi dhe blerjen e një mbrojtësi dhe të një mesfushori. Te PSG mendojnë se treshja Neymar-Mbappe-Messi do të ketë një boom në marketing dhe asnjë problem financiar apo Fair Play Financiar nuk do të pengojë më klubin franncez.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: