Sport

Nuk ndodhte prej 70 vitesh, Interi arrin rekordin e veçantë në Serinë A

Interi pasditen e djeshme ka arritur të triumfojë me rezultatin 0-3 ndaj Romës në stadiumin “Olimpico”, falë golave të Hakan Çalhanoglusë, ish-it Edin Xhekos dhe Denzel Dumfrisit.

Pas këtij suksesi skuadra e Simone Inzagit ka arritur të barazojë një rekord të veçantë në Serinë A italiane.

Sipas faqes së statistikave, “OPTA Paolo”, Interi ka arritur të shënojë në 18 ndeshje radhazi të luajtura në transfertë të Serisë A, duke barazuar rekordin e fiksuar midis tetorit të vitit 1950 dhe shtatorit të vitit 1951.

Skuadra zikaltër aktualisht klasifikohet e dyta në tabelën e renditjes në kuotën e 37 pikëve, -1 nga Milani kryesues. Gjithashtu Interi nuk ka humbur asnjë sfidë prej 8 ndeshjesh, disfata e fundit e pësuar ishte ndaj Lacios në stadiumin “Olimpico”, më 16 tetor.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: