Sport

Nuk po gjen hapësira te Çelsi, Maldini gati të afrojë në Milano yllin që shkëlqeu në Botëror

Ideja e Milanit ishte për të mos lëvizur në mërkato, por disa gjëra po ndryshojnë edhe për shkak të rezultateve. Edhe koha për një blerje cilësore është e shkurtër. Megjithatë, deri në fund të janarit, Maldini mund të sigurojë Hakim Zieh.

Të dielën e kaluar marokeni luajti në Çelsi-Kristal Palas për shkak të mungesave të shumta.

Tani, megjithatë, “Blutë” kanë blerë Mudrik, Madueke dhe Zhoao Feliks: ndaj marokeni është në grupin e atyre që rrezikojnë të mbeten edhe më shumë jashtë fushës.

Milani, në verë, i kishte thënë jo Ziehut për shkak të kërkesës – së lartë – për pagën e tij. Por nëse Çelsi hap rrugë për huazimin dhe nëse ai nuk e tepron me kërkesat ekonomike, Maldini mund të kthehet të negociojë për të menjëherë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close