Sport

Olta Xhaçka: Pasaportat diplomatike të kombëtares janë të vlefshme aq kohë sa kartat ID

Ministrja e jashtme Olta Xhaçka përmes një postimi në Facebook sqaron se vlefshmëria e dokumenteve diplomatikë atëherë ku mbarojnë edhe dokumentet e tjera të identifikimit. Xhaçka shkruan se sipas rregullave djemtë e kombëtares do të duhet të dorëzojnë deri me datë 30 qershor pasaportat e marra, por siguron se asnjë prej tyre nuk do të humbasë statusin e fituar me aq të drejtë në 2016.

Xhaçka: Shumë zhurmë për asgjë! Vlefshmëria e pasaportave diplomatike mbaron, siç mbaron vlefshmëria e çdo dokumenti identifikimi që përdoret në shtetin shqiptar, qofshin këto pasaporta apo karta identiteti.

Ajo që nuk ka mbaruar e nuk do të mbarojë kurrë është mirënjohja e çdo shqiptari dhe e shtetit shqiptar për ekipin e heronjve të kombëtares që u kualifikuan e luajtën me dinjitet në Evropianin 2016, duke i bërë krenarë shqiptarët kudo që jetojnë. Është kjo arsyeja, përse djemtë tanë, sipas rregullave duhet të dorëzojnë deri me datë 30 qershor pasaportat e marra asokohe, por ama asnjë prej tyre nuk do të humbasë statusin e fituar me aq të drejtë në 2016.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: