fbpx
Sport

Operohet Fangaj, mbyll vitin dhe falënderon Laçin

Abdurrahman Fangaj pësoi një dëmtim të rëndë në 19 korrik, datë kur Laçi fitoi 0-3 në Ballsh kundër Bylisit vendas. Mbrojtësi i djathtë i ekipit kurbinas, dëmtoi ligamentin e gjurit dhe ditën e sotme ka kryer ndërhyrjen kirurgjikale në Zagreb.

Falë Zotit operacioni kaloi me sukses. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen, në veçanti KF Laçit. Do rikthehem më i fortë inshAllah“, shkruan 22-vjeçari. Rikuperimi i Fangajt do të zgjasë dhe ky vit mund të quhet i mbyllur për të. Rikthimi në fushë pritet të ndodhë janarin e vitit 2021. /abcnews.al

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button