Categories Sport

Opsioni i UEFA-s: Ndeshjet e Championsit në fundjavë

Mediumet italiane raportojnë se shtëpia e futbollit evropian, UEFA, është duke e shqyrtuar mundësinë që ndeshjet e mbetura të këtij sezoni të Ligës së Kampionëve të zhvillohen në fundjavë e jo në mesjavë, ide që s’u pëlqen klubeve në Serie A.

Për shkak të përhapjes së koronavirusit, pothuajse të gjitha kampionatet dhe garat e tjera sportive janë suspenduar kudo në Evropë, në mënyrë që të mos mundë të përhapet virusi edhe më shumë ndërmjet tifozëve të pranishëm nëpër stadiume.

Në mesin e garave të suspenduara janë edhe ndeshjet kthyese të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve që supozohej të zhvilloheshin këtë javë dhe të gjitha ato do të duhet të përfundohen para finales së zhvendosur në qershor. Njëra hipotezë për përfundimin e këtij sezoni është që ndeshjet e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës të zhvillohen në fundjavë, ndërsa ndeshjet e kampionateve vendore të luhen gjatë javës.

Gazeta sportive italiane Tuttosport shkruan se kjo ide nuk u pëlqen aspak klubeve të Serisë A, përkundër që Lega Serue A nuk e kundërshtoi mundësinë e kësaj zgjidhjeje në takimin e UEFA-s të martën. Zhvillimi i ndeshjeve në mesjavë do të bënte që shumë më pak tifozë të shkonin nëpër ndeshjet e klubeve të Serisë A, që do të thotë se do të kishte shumë më pak përfitime për klubet nga shitja e biletave dhe gjësendeve të tjera në stadium.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Mario Mitaj flet me zemër: Kam lindur në Athinë, por s’jam grek, E dua Shqipërinë, jam patriot!

Një nga më të mirët në dy miqësoret që Kombëtarja shqiptare zhvilloi, ishte Mario Mitaj.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Zbulohet kush pagoi 1 milion euro për të liruar Dani Alves nga burgu, nuk është Neymar

Ish-shoku i skuadrës i Dani Alves te Barcelona, Memphis Depay, thuhet se i ka paguar…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Sokol Kushta: Kombëtarja dhe trajneri dje fituan Brojën, Sylvinho tregoi se di të ndryshojë

Sokol Kushta, legjenda e futbollit kuqezi, në një reagim në rrjetet sociale, vlerësoi lojën e…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mbi 20 mijë bileta të shitura/ Sylvinho tenton të ndryshojë ujërat, Statistikat flasin për suedezët

Shqipëria do të zhvillojë sonte në mbrëmje testin e dytë miqësor kundër Suedisë në Stokholm.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

“E dimë forcën tonë, jemi të bashkuar”, Sylvinho dhe Ramadani flasin para ndeshjes me Suedinë

Shqipëria do të luajë nesër ndeshjen e dytë miqësore të muajit mars ndaj Suedisë. Trajneri…

LEXO ME SHUME