Categories Sport

Para 22 vjetësh e xhiroi gjendjen në Kosovë, ndërsa dje ndeshjen…

22 vjet pasi e kishte xhiruar gjendjen e vështirë në Kosovë, në vitin 1997, kameramani Chris James mbrëmë e xhiroi Kombëtaren e Kosovës duke e zhvilluar një ndeshje kundër Anglisë, në stadiumin “St.Mary’s”.

Ndeshja mes Anglisë dhe Kosovës, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020, ishte paraprirë nga shumë histori për luftën në Kosovë në fund të viteve të 90-ta dhe rolin e Britanisë së Madhe në bombardimet e NATO-s, shkruan Gazeta Express.

Historia e ngritjes së Kosovës si shtet dhe si ekip kombëtar u rrëfye nga shumë media britanike sportive, mirëpo kameramani i televizionit ITV Football, Chris James, nuk kishte nevojë t’i lexonte ata artikuj për të mësuar rreth historisë së “Dardanëve”.

James kishte qenë dështimar i situatës në Kosovë, pasi që ai vetë kishte xhiruar në territorin e vendit në vitin 1997, siç tregon gazetari i ITV Sport, Gabriel Clarke.

Tani, 22 vjet më parë, James u bë vetë dëshmitar i ngritjes së Kosovës, ashtu siç është cilësuar nga mediat britanike “nga joekzistente në prag të kualifikimit për EURO 2020”, pasi që xhiroi në ndeshjen e mbrëmshme mes Kosovës dhe Anglisë.

Në këtë ndeshje, të zhvilluar në stadiumin e Southamptonit, “St. Mary’s”, Anglia e mposhti Kosovën me rezultat 5:3, duke i dhënë fund ecurisë prej 15 ndeshjeve pa disfatë.

Megjithatë, kosovarët e shprehën mirënjohjen e tyre për ndihmën e Anglisë në bombardimet e NATO-s përmes pankartave si ajo ku shkruhej “Falë juve, tani ne luajmë kundër juve. Gjithmonë mirënjohës ndaj teje, Anglia jonë e dashur”. /Gazeta Express/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Mario Mitaj flet me zemër: Kam lindur në Athinë, por s’jam grek, E dua Shqipërinë, jam patriot!

Një nga më të mirët në dy miqësoret që Kombëtarja shqiptare zhvilloi, ishte Mario Mitaj.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Zbulohet kush pagoi 1 milion euro për të liruar Dani Alves nga burgu, nuk është Neymar

Ish-shoku i skuadrës i Dani Alves te Barcelona, Memphis Depay, thuhet se i ka paguar…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Sokol Kushta: Kombëtarja dhe trajneri dje fituan Brojën, Sylvinho tregoi se di të ndryshojë

Sokol Kushta, legjenda e futbollit kuqezi, në një reagim në rrjetet sociale, vlerësoi lojën e…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mbi 20 mijë bileta të shitura/ Sylvinho tenton të ndryshojë ujërat, Statistikat flasin për suedezët

Shqipëria do të zhvillojë sonte në mbrëmje testin e dytë miqësor kundër Suedisë në Stokholm.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

“E dimë forcën tonë, jemi të bashkuar”, Sylvinho dhe Ramadani flasin para ndeshjes me Suedinë

Shqipëria do të luajë nesër ndeshjen e dytë miqësore të muajit mars ndaj Suedisë. Trajneri…

LEXO ME SHUME