Sport

Partizani s’u ndahet gafave, kthehet me vetëm një pikë nga Korça

Skënderbeu dhe Partizani kanë barazuar me shifrat 1-1 në Korçë pas një ndeshje mes të barabartësh dhe me mjaft tension e emocione në këtë javë të dytë të Superiores.

Ilir Daja preferoi të aktivizonte titullar Ergys Kaçen në mesfushë, duke lënë në stol Esat Malën.

Nisje e vrullshme e lojës nga ana e Partizanit, që tenton disa herë portën, po goditjet e të kuqve bllokohen nga mbrojtja e korçarëve (8’).

Musta harkon rrezikshëm në minutën e 12-të në ekzekutimin e një goditjeje të lirë, por reagon portieri Rexhepi, duke larguar rrezikun.

Partizani gjendet në vazhdimësi në zonën e vendësve, më kërkim të zhbllokimit të rezultatit (18’. 20’, 23’), ndërsa Skënderbeut i jepet mundësia për të shënuar në të 26-tën, kur Mara asiston sulmuesin Mensah, që nuk e shtyn dot topin drejt rrjetës, përballë Hoxhës.

Momenti i fundit për t’u shënuar në pjesën e parë është ai i minutës së 40-të, kur Stenio Junior thuajse në vijën e 16 metrave godet mbi tra.

Pjesa e dytë (53’) nis me pretendimet për 11-metërsh të futbollistëve të Partizanit për një ndërhyrje në zonë ndaj Tedi Carës. Ndeshja vijon, por pas verifikimit të pamjeve në sistemin VAR, gjyqtari Florian Lata akordoi 11-metërsh. Penalltinë e merr përsipër Stenio Junior, që nuk gabon me topin në një krah dhe portierin Rexhepi në krahun tjetër, 0-1.

Festa e të kuqve zgjat pak sekonda, pasi një gafë e Damcevskit, që e la topin e gjatë për Alban Hoxhën, i dha mundësi Elvi Berishës të barazonte rezultatin, 1-1.

Dy gola të shënuar brenda dy minutave lojë, që e nxehën edhe më shumë këtë përballje (61’ karton i verdhë pë Memellin).

Nw tw 64-twn Skënderbeu kërkon golin e dytë, por gjuajtja e korçarëve është qendrore, e lehtë për t’u kontrolluar nga Hoxha.

Daja në të 66-tën freskon skuadrën me aktivizimin e Malës në vend të Muratajt.

Çfarë humbet Erald Mardu në të 73-tën. Numri 7 i të kuqve nga ia doli të godiste saktë pas një asisti të marrë nga Stenio Junior.

Cardoso vetëm një minutë më vonë gabon shënjestrën. Në të 78-tën Rexhepi shmang golin e dytë të Partizanit, që vazhdon të këmbëngulë për të rrëmbyer fitoren.

Goditja me kokë e Stenio Junorit në sekondat e fundit të shtesës, jashtë portës, ishte momenti i fundit për t’u shënuar, pasi kryesoi Lata vërshëlleu për përundimin e takimit, rezultati i së cilës kënaqi vendësit dhe hidhëroi të kuqtë, që ndoshta për atë që treguan në fushë meritonin më shumë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: