Sport

Pas 30 vitesh, UEFA pritet të bëjë këtë ndryshim në Champions League

Një lajm ka ardhur nga gjigandja UEFA. Bëhet me dije se këtë vit kjo kompani do të ndryshojë logon e UEFA Champions League. Kujtojmë se logoja origjinale është vendosur në vitin 1992, kur u prezantua gara dhe në këto 30 vite, logoja është ndryshuar shumë pak.

Sipas FootyHeadlines, edhe ndryshimi këtë vit nuk do jetë i madh, vetëm një ndryshim i vogël vizual.

Logoja e re e Ligës së Kampionëve duket pothuajse identike me logon aktuale. Megjithatë, ekzistojnë disa ndryshime të qarta. Pjesa e ‘League’ është më e madhe dhe pjesa e “UEFA-s” është më e trashë. Dallim tjetër është ndryshimi i vendit të shkronjës “R” që vendoset pas Champions League. Tashmë ajo do të vendoset lart e jo poshtë siç ka qenë më parë. Tjetër dallim pritet të jetë te shkronja “P”.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: