Sport

Peshëngritësit Çalja dhe Veli sjellin medalje nga Moska

Veliaj: Buxhet shtesë për përgatitjet për Olimpiadën Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka pritur në një takim dy peshëngritësit shqiptarë, Evangjeli Veli dhe Briken Çalja, të cilët erdhën me medalje nga Kampionati Europian i Peshëngritjes, që u mbajt në Moskë. Çalja fitoi Medaljen e Argjendit në shtytje dhe të Bronzit në dygarësh, ndërsa Veli mori medalje bronzi.

Kryebashkiaku premtoi se  bashkia e Tiranës do japë një buxhet shtesë për përgatitjen e ekipit tonë për Lojërat Olimpike, jo vetëm të peshëngritjes, por edhe të notit e të atletikës. Dy kampionët falenderuan kreun e Bashkisë për mbështetjen dhe premtuan se do sjellin medalje edhe nga Lojërat Olimpike.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: