Sport

PESHËNGRITJE/ Kampionati Europian i moshave, Shqipëria me sytë nga Ertjan Kofsha

Që prej datës 15 tetor në Durrës po mbahet Kampionati Europian i peshëngritjes për të rinj dhe U-23, që është një tjetër eveniment i rëndësishëm i shtangës që zbarkon në Shqipëri gjatë këtij viti, pas Europianit për të rritur, apo zgjedhjeve për Federatën Botërore.

Në këtë aktivitet Kombëtarja kuqezi përfaqësohet me 12 sportistë, ndërsa sot në orën 13:00, në ditën e pestë të kampionatit, do të ngjitet në pedanë Ertjan Kofsha, nga i cili i ka edhe pritshmëritë më të mëdha Shqipëria.Talenti i Shtërmenit do të garojë në Baterinë A të kategorisë së peshave 81 kg për juniorë. Ndonëse do të ketë përballë rivalë që janë më të mëdhenj në moshë, Kofsha synon një vend në zonën e medaljeve.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close