Sport

Pëson atak kardiak, ndahet nga jeta “legjenda” e Juventusit

Ka ndërruar jetë në moshën 92-vjeçare Gieampiero Boniperti, legjenda e Juventusit. Mësohet se presidenti i nderit të ‘’Zonjës së Vjetër’’ pësoi atak kardiak teksa më 4 korrik do të mbushte plot 93 vjeç.  Kujtojmë se ai jetën e tij ai ia kushtoi Juventusit, duke luajtur nga viti 1946 deri në 1961 në Torino për të fituar 5 tituj të Seria A dhe 2 kupa të Italisë.

Po ashtu ai pati nderin të përfaqësojë edhe përfaqësuesen e vendit të tij, Italinë. Më pas Boniperti u përfshi edhe në politikë, por sërish hija e tij do të mbetet përgjithmonë si një legjendë e Juventusit që nuk pranoi të luajë me asnjë skuadër tjetër përveç ‘’Zonjës së Vjetër’’.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: