Categories Sport

Pirlo “me laps e letër” për Juventusin e ri, ja futbollistët që pritet të largohen

Te Juventusi ka nisur era “Pirlo”, me ish-futbollistin që tani ka marrë laps e letër dhe po planifikon skuadrën e të ardhmes, ndërsa javën e ardhshme pritet të nisë puna edhe në fushën e lojës me seancat e para stërvitore. Kështu reparti që nuk pritet të pësojë asnjë ndryshim është ai i portës, ku Szczesny do të vijojë të jetë titullar dhe Buffon e Pinsoglio do të jenë zëvendësuesit e tij, ndërsa Mattia Perin, i cili është në huazim te Genoa, mund të transferohet në ndonjë skuadër tjetër të Serisë A.

Edhe në qendër të mbrojtjes ka shumë pak vend për ndërhyrje, pasi titullarë të konfirmuar janë Bonucci e De Ligt, ndërsa Chiellini e Demiral janë gati t’i zëvendësojnë, ndaj Rugani e Romero vështirë se do të vihen në dispozicion të Pirlos.=Kolumbiani Juan Cuadrado ka treguar nivel mjaft të mirë në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe pritet të konfirmohet sërish nga Pirlo, por ky i fundit nuk është aspak i kënaqur me anësorët e tjerë si Alex Sandro, Danilo dhe De Sciglio. Në mesfushë, pas Matuidi do të jetë radha e Sami Khedirës që t’u thotë lamtumirë bardhezinjve, ndërsa dyshime ka edhe për të ardhmen e Rabiot e Ramsey, dy futbollistë të ardhur verën e kaluar me parametra zero, por që nuk kanë dhënë aq sa pritej te Juventus.

Në repartin e avancuar për momentin shpëton vetëm Cristiano Ronaldo, ashtu siç e konfirmoi edhe presidenti Agnelli, pasi portugezi është një magnet për sponsorët dhe për më tepër asnjë skuadër në botë nuk mund të ofrojë mjaftueshëm për ta blerë nga Juve. Të sigurt për t’u larguar janë Higuain, Bernardeschi e Douglas Costa, ndërsa argjentinasi tjetër Paulo Dybala mund të sakrifikohet për të sponsorizuar merkaton në hyrje, pasi është i vetmi futbollist që mund të sjellë 80-90 milionë euro në arkat e Juves.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Mario Mitaj flet me zemër: Kam lindur në Athinë, por s’jam grek, E dua Shqipërinë, jam patriot!

Një nga më të mirët në dy miqësoret që Kombëtarja shqiptare zhvilloi, ishte Mario Mitaj.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Zbulohet kush pagoi 1 milion euro për të liruar Dani Alves nga burgu, nuk është Neymar

Ish-shoku i skuadrës i Dani Alves te Barcelona, Memphis Depay, thuhet se i ka paguar…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Sokol Kushta: Kombëtarja dhe trajneri dje fituan Brojën, Sylvinho tregoi se di të ndryshojë

Sokol Kushta, legjenda e futbollit kuqezi, në një reagim në rrjetet sociale, vlerësoi lojën e…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mbi 20 mijë bileta të shitura/ Sylvinho tenton të ndryshojë ujërat, Statistikat flasin për suedezët

Shqipëria do të zhvillojë sonte në mbrëmje testin e dytë miqësor kundër Suedisë në Stokholm.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

“E dimë forcën tonë, jemi të bashkuar”, Sylvinho dhe Ramadani flasin para ndeshjes me Suedinë

Shqipëria do të luajë nesër ndeshjen e dytë miqësore të muajit mars ndaj Suedisë. Trajneri…

LEXO ME SHUME