Sport

Pjesa e parë Shqipëri-Angli 0-1 / Herri Kejn ndëshkon Kuqezinjtë

Po luhet ndeshja Shqipëri-Anglin (18:00) në “Air Albania”. Takimi është i vlefshëm për fushatën e Kualifikuesve të Botërorit “Katar 2022” dhe luhet pa praninë e tifozëve, për arsye edhe të masave anti-COVID.

Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e Anglisë: 0-1. Shënues Kejn, minuta e 38-të.

LIVE: SHQIPËRI – ANGLI 0-1
Shënues: /Kejn 38′
SHQIPËRIA: Berisha, Gjimshiti, Veseli, Ismajli, Hysaj, Memolla, Bare, Laçi, Uzuni, Cikalleshi, Broja. Trajner: E. Reja

ANGLIA: Pope, Uoker, Meguajër, Stons, Shou, Foden, Rajs, Filips, Maunt, Kejn, Stërling. Trajner: G. Southgejt.

MINUTË PAS MINUTE

45′ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e Anglisë: 0-1. Shënues Kejn, minuta e 38-të.

41’ Traversa shpëton Shqipërinë nga rezultati 0-2. Një tjetër harkim nga e majta për Anglinë me Kejn i cili godet, por gjen traversën.

38’ GOOOL Anglia, shënon Kejn.

33’ Uoker lëshon një gjuajtje të fortë nga jashtë zonës, sfera ndalet në duart e Berishës i cili kontrollon qetësisht.

28’ Hysaj është perfekt në mbylljen e një aksioni te anglezëve dhe pastaj nis një pasim në qendër për dyshen e sulmit. Por as Broja e as Uzuni nuk përfiojnë nga kjo mundësi dhe shohin sferën të shkojë në duart e portierit.

22’ Herri Kejn provon të gjuajë direkt në portë, sfera bllokohet nga muri dhe gjyqtari sinjalizon një faull në favor të kuqezinjve.

21′ Bare është i ndëshkuari i parë pas një faulli ndaj Maunt në një zonë të rrezikshme në limitet e zonës kuqezi.

18’ Kontroll i plotë i lojës nga Anglia, me Shqipërinë që është e kthyer hermetikisht duke pritur prapa për të shfrytëzuar ndonjë kundërsulm të mundshëm.

13’ Kundërsulm perfekt i kuqeiznjve, Hysaj nxjerr të vetëm para portës Uzunin i cili gjuan i vetëm para portierit, por për fat të keq nuk gjen katërkëndorin me sferën që fluturon mbi traverse. Shans i pabesueshëm i kuqezinjve.

10’ Goditje nga këndi për Anglinë, Stouns kërcen dhe gjuan me kokë, por sfera fluturon lart mbi traversë.

8’ Një top i gjatë për Brojën nga e majta, krahu ku duket se mund të sulmomë pak më shumë, por sfera mbërrin në duart e portierit Poup.

6’ Çikalleshi i rrëmben topin Foden, por sapo kalon mesfushën humbet sferën. E vështirë në këto minuta për Shqipërinë të dalë nga gjysmëfusha e saj.

2’ Menjëherë rrezikshëm anglezët me një top të gjatë për Sterling, Vesli largon sferën me kokë para sulmuesit.

1’ Nis ndeshja në “Air Albania” me shkelmimin e parë nga qendra të Anglisë.

DETAJET

Shqipëria ndeshjen e parë ka fituar minimalisht 0-1 ndaj Andorrës në transfertë falën golit të Lenjanit, ndërsa Anglia ka triumfuar me rezultatin e thellë 5-0 ndaj San Marinos në “Wembley”. Takimi është i vlefshëm për fushatën e Kualifikuesve të Botërorit “Katar 2022” dhe do të luhet pa praninë e tifozëve, për arsye edhe të masave anti-COVID.

KOEFICIENTËT E BASTEVE
Anglia është skuadra superfavorite për të regjistruar emrin mes 13 europianeve që do të jenë në Botërorin “Katar 2022”. Dhe për kompanitë e basteve, është dukshëm e qartë se sa favoritë janë edhe për këtë ndeshje, teksa vlerësohet me koeficientin 1.25 për fitoren përballë 13 që kuotohet Bastet triumfi i Shqipërisë. Për barazimin kuota është 5.25.

STATISTIKAT E PËRBALLJEVE
Ndeshja e sotme përkon fiks me atë të 20 viteve më parë kur më 28 mars 2001, kur Shqipëria mundej 3-1 në stadiumin kombëtar, që asokohe mbante emrin “Qemal Stafa”. Përballja me Anglinë do të jetë ndeshja e pestë në histori pas atyre të luajtura për kualifikueset e botërorit 1990 dhe 2002. Në katër ndeshjet e shkuara me Anglinë – të gjitha të humbura – Shqipëria ka pësuar 12 gola dhe ka shënuar vetëm një herë me anë të Altin Rrakllit në ndeshjen e 20 viteve më parë, ndërkohë që i është anuluar një gol i Sulejmand Demollarit në “Wembley”.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: