Sport

Policia angleze po kërkon edhe tri shqiptarë të dyshuar për grabitjen në shtëpinë e futbollistit, Raheem Sterling

Policia britanike ka nisur “gjuetinë” për kapjen e tre shqiptarëve, të cilët dyshohet se kanë marrë pjesë në grabitjen e ndodhur në shtëpinë e sulmuesit të Anglisë, Raheem Sterling, si dhe në 33 vjedhje të tjera të ndodhura në Londër.

Ndërkohë një shqiptar, Emiliano Krosi, 23 vjeç është i arrestuar, si i dyshuar për vjedhjen e 300 mijë paund, ora dhe bizhuteri me vlerë në shtëpinë e futbollistit vitin e kaluar, kur ylli i Chelseat ishte në Kupën e Botës në Katar me skuadrën e Anglisë.

Daily Express shkruan se Policia e Surrey është vënë në kërkim edhe të tri shtetasve shqiptarë,  Alfred Isufi, 48 vjeç, Gerard Kalaja, 22 vjeç dhe Henri Osmani, 44 vjeç, të cilët dyshohet se bashkë me Krosin kanë marrë pjesë në 33 vjedhjet, duke përfshirë edhe shtëpinë luksoze të futbollistit anglez.

Inspektori i Policisë së Surrey, James Ansell tha se, beson se tri shqiptarët  janë ende në Mbretërinë e Bashkuar.

Hetimi i vjedhjeve të banesave është një prioritet për Policinë e Surrey dhe ne do të jemi të pamëshirshëm në ndjekjen e këtyre shkelësve,” tha Ansell.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close