
Dani Alves, aktualisht në burg për ngacmim seksual në Barcelonë gjatë një mbrëmjeje fundviti në një klub nate, përbën lajm gjithmonë e më shumë gjatë ditëve të fundit. Ai është akuzuar nga një 23-vjeçare që deklaron se ngacmimi ndodhi pa dëshirën e saj në tualetin e lokalit.
Sipas asaj që raporton “El Periodico”, një nga agjentët e thirrur nga vajza, e ka filmuar pa dashje me kamerën e trupit gjithë rrëfimin e saj, ndërsa mësohet se policia ka prova të forta kundër Dani Alves. Edhe pse mbrojtësi e ka mohuar praninë e tij në klub gjatë 30 dhjetorit, disa gjurmë gishtash e “kryqëzojnë”.
Këto prova vërtetojnë akuzën zyrtare dhe hedhin poshtë pretendimet e lojtarit 39-vjeçar të skuadrës meksikane të Pumas. Por pyetja që lind është se pse Dani Alves fluturoi drejt Spanjës për të dëshmuar kur mund të evitonte prangosjen? Mediat zbulojnë se agjentët u treguan të kujdesshëm duke ia minimizuar rëndësinë e situatës dhe menjëherë pas mbërritjes në prokurori ku dha dëshminë, atij iu vendosën prangat.