Categories Sport

Privatizimi i Flamurtarit/ Shfryjnë Ruci dhe Haxhiu, flet Kushta: Në 15 vite nuk kemi asnjë certifikatë pronësie, nuk dimë as borxhet

Kanë nisur konsul timet publike për privatizimin e Flamurtarit. Bashkia e Vlorës ka zhvilluar një mbledhje për këtë çështje, ku merrnin pjesë grupe interesi, biznesmenë dhe ish–legjenda.

Por, të vetmit nga këta të fundit që iu përgjigjën thirrjes nga institucioni më i lartë në qytet, ishin Sokol Kushta, Vasil Ruci dhe Saimir Haxhiu. Pasi sekretari i Këshillit Bashkiak, Agron Gjipali, ka kujtuar se afati skadon në muajit korrik dhe juristi Daut Zëraj shpjegoi procedurën, nuk kanë munguar as debatet.

KUSHTA Mjaft i ashpër ka qenë Sokol Kushta. Legjenda vlonjate e ka thënë hapur se janë bërë 15 vite që Flamurtarit nuk po i jepet një zgjidhje. “Mbaj mend se në 2005-2006 kam vajtur me Dautin (juristin e bashkisë) në gjykatë në Tiranë për të filluar disa procedura. Sot jemi në 2021-shin dhe të gjitha aksionet janë akoma në shtet. Rreth 15 vjet ne nuk kemi marrë certifikatën e pronësisë, që është fillimi i shitjes së aseteve. Ne nuk kemi akoma A-në. Bashkia me kë është? E marrin me hapa të lehtë.

Nuk më vjen mirë që kjo konferencë ka shumë pak pjesëmarrës, meqë e duan dhe futbollin. Dashuria nuk kuptohet me fjalë, por me vepra. Secili të vendosë nga një tullë për të ndihmuar Flamurtarin. Nuk dimë asetet, nuk dimë borxhet, nuk dimë as edhe një pjesë tjetër. Investitori pyet për asetet, pavarësisht emblemës.

A kanë ardhur kërkesa konkrete për të blerë Flamurtarin? A ka biznesmenë seriozë që kanë kërkuar aksione të këtij klubi të madh? Ne kemi edhe borxhet që janë si vullkani që është poshtë e do gjejë një ditë një vrimë dhe do dalë, do plasë”, u shpreh Kushta, i cili menjëherë ka marrë një përgjigje nga juristi i bashkisë: “Nuk ka ndonjë kërkesë konkrete për privatizimin e klubit. Besoj se nuk mund të vijë pa nisur ne ndonjë procedurë”.

HAXHIU Ndërkohë që Saimir Haxhiu është shprehur se duhet zgjidhje urgjente: “E kemi diskutuar disa herë procesin e privatizimit të Flamurtarit. Duhet privatizim urgjent. Kjo duhet të kalojë me procedurë të përshpejtuar. Të nxitojmë më shumë se çdo herë tjetër.

Nëse themi se nuk kemi nxjerrë vlerën e aksioneve, unë të paktën personalisht në mbledhjet e Këshillit Bashkiak kam miratuar 10 milionë lekë të vjetër për ekspertët, që duhet të nxirrnin vlerën e aksioneve dhe ne në këtë diskutim duhet t’i dimë këto aksione. Marr shkas nga Vllaznia, që në mënyrë urgjente e miratoi me procedurë të përshpejtuar”.

RUCI Vasil Ruci, gjatë fjalës së tij, paralajmëroi se me Flamurtarin nuk bëhet shaka. “Të bëhet vlerësimi i aksioneve dhe dalja në ankand. Asetet nuk shiten, shiten vetëm aksionet. Hapi i dytë që duhet të bëni, është vlerësimi i aseteve dhe pastaj gjykohet kollaj. Kam frikë që do t’i lini gjërat përgjysmë.

Detyrimisht Flamurtari duhet të marrë rrugë të mirë. Është gjynah që një emër kaq i madh dhe kjo histori… Është njësoj si të prishni bustin e Ismail Qemalit që ta bëni tokë, nuk e di çfarë do të bënte populli i Vlorës. Me Flamurtarin nuk bëhet shaka. Është histori e tërë, është emocion. Ky qytet po nuk pati garë dhe emocion, është i vdekur”, përfundoi Ruci.

ERMAL SIKA-PANORAMASPORT.AL

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Gjimshiti: Krenari dhe lumturi, e merituam kualifikimin ndaj Liverpoolit

Atalanta shkroi historinë përballë Liverpoolit. Skuadra e Gasperinit eliminuan skuadrën e Klopp, duke siguruar një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mario Mitaj flet me zemër: Kam lindur në Athinë, por s’jam grek, E dua Shqipërinë, jam patriot!

Një nga më të mirët në dy miqësoret që Kombëtarja shqiptare zhvilloi, ishte Mario Mitaj.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Zbulohet kush pagoi 1 milion euro për të liruar Dani Alves nga burgu, nuk është Neymar

Ish-shoku i skuadrës i Dani Alves te Barcelona, Memphis Depay, thuhet se i ka paguar…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Sokol Kushta: Kombëtarja dhe trajneri dje fituan Brojën, Sylvinho tregoi se di të ndryshojë

Sokol Kushta, legjenda e futbollit kuqezi, në një reagim në rrjetet sociale, vlerësoi lojën e…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mbi 20 mijë bileta të shitura/ Sylvinho tenton të ndryshojë ujërat, Statistikat flasin për suedezët

Shqipëria do të zhvillojë sonte në mbrëmje testin e dytë miqësor kundër Suedisë në Stokholm.…

LEXO ME SHUME