Sport

Projekt madhështor, Inter skicon ekipin e ri, Dybala, Zapata dhe Asllani, tre dhurata për Inzaghi

Inter nuk feston gjatë për suksesin në Kupë, kjo pasi zikaltërit besojnë ende edhe tek titulli në Serie A, pavarësisht se nuk kanë më asgjë në dorën e tyre. E fitojnë apo jo titullin në Itali, Inter po përgatitet për një merkato vere të rëndësishme pasi presidenti Zhang i ka premtuar trajnerit Inzaghi të paktën tre dhurata, tre përforcimi cilësore për të qëndruar sërish konkurrues në Serie A por mbi të gjitha të shohin larg edhe në Champions.

Përpara se të nisin fushatën e blerjeve, Inter duhet të arkëtojë rreth 60 milionë euro, por ndryshe nga se është folur, këtë herë nuk parashikohet një largim i Martinez, por do të gjejnë një zgjidhje tjetër.

Duke qëndruar tek afrimet, Dybala mbetet emri i parë, një pistë konkrete që Marotta po punon prej kohësh. Emri i dytë jo i padëgjuar në shtëpinë ziklatër është Zapata, një sulmues që e provuan edhe verën shkuar.

Në lidhje me mesfushën, ka vetëm një emër, Kristjan Asllani. Talenti i Empolit pëlqehet shumë nga drejtuesit e klubit, konsiderohet si zëvendësuesi ideal i Brozovic, një rol që dëshirojnë ta blindojnë me çdo kusht pasi mos prania e Brozovic për një periudhë të gjatë këtë sezon i largoi nga gara për titull.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close