Sport

PSG apo Reali? Të ardhmen e Mbappesë e përcakton paga “faraonike”

E ardhmja e afërt e talentit francez, Kylian Mbappe, për momentin diskutohet në dy pista. Klubet ku sulmuesi 22-vjeçar ka shanset më të mëdha për të vijuar karrierën janë PSG dhe Real Madrid. Sipas “Daily Mail”, Manchester City nuk do të bëjë ofertë për “yllin” francez, pra nuk do të përfshihet në “ankand”, sepse nuk ka ndërmend të thyejë strukturën e pagave. Po sipas “Daily Mail”, sulmuesi i PSG-së synon të përfitojë 35 milionë euro neto në sezon nga sezoni tjetër. Kjo është shuma që ai po kërkon nga klubi francez për të zgjatur kontratën, e cila skadon më 30 qershor 2022. Kjo është gjithashtu shifra që do t’i kërkojë Real Madridit nëse më në fund nuk e zgjat kontratën me kampionët e Francës.

Drejtuesit e PSG-së vazhdojnë të besojë se Mbappé do të bindet për të zgjatur bashkëpunimin, por, në rast se kjo nuk do të ndodhë, klubi francez do ta nxjerrë sulmuesin në shitje për një shumë prej rreth 200 milionë eurosh. Kjo shifër është më e lartë se 180 milionët që i pagoi Monacos në vitin 2017 për të siguruar shërbimet e talentit francez. Klubi i tretë që mund të hyjë në skenë, por që aktualisht duket i tërhequr, është Liverpooli. Largimi i mundshëm i egjiptianit Salah dhe kërkesat e vazhdueshme të trajnerit Klopp për përforcime, do t’i detyronin “The Reds” të hidheshin në sulm për Mbappenë. Sidoqoftë, ky opsion duket më shumë si një hipotezë e shtypit anglez sesa pjesë e realitetit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: