Sport

PSG e ka zgjedhur yllin e ardhshëm, do të kushtojë 300 mln euro!

Klubet e mëdha po futen në fazën finale të ofertës për shërbimet e Erling Haaland. Sulmuesi norvegjez i Borussia Dortmundit është kthyer në objektivin e madh të PSG por problemi është se mbetet një nga lojtarët më të lakmuar në treg sot dhe gara është e ashpër.  Siç zbulon gazeta Bild, klubi parizien po përgatit një total prej 300 milionë eurosh për të bindur lojtarin dhe mjedisin e tij që të hedh hapin e radhës dhe të transferohet në kryeqytetin francez.

PSG e shikon si yllin e vetëm që mund të zëvendësojë kokë më kokë Kylian Mbappe dhe oferta e çmendur është pothuajse gati. Edhe pse Real Madrid mbetet klubi favorit kur bëhet fjalë për nënshkrimin e bomberit të Bundesligës, janë 300 milionët me të cilat parizienët po joshin atë. Natyrisht kjo shumë do të ndahej mes pagesës për Dortmundin për kartonin e lojtarit, pages së futbollistit dhe komisioneve për agjentin e tij Mino Raiola. Vetëm me një ofertë të tillë te PSG mendojnë se mund ta bëjnë talentin norvegjez vetëm 21-vjeçar të ndryshojë plane.

E ndërkohë nga ana tjetër është vetë shefi i Dortmundit, Joachim Watzke që jep një asist për PSG apo Real Madrid.“Haaland nuk do të largohet në janar. Në asnjë mënyrë. Kush pranon të shesë sulmuesin më të mirë evropian gjatë pushimeve dimërore kur nuk është e nevojshme?. Vitin e ardhshëm? Do të jetë e vështirë ta mbajmë atë, sigurisht. Ne duam dhe do të përpiqemi megjithatë është e vështirë që ta mbajmë këtu”, u shpreh drejtuesi duke konfirmuar kështu se Haaland me shumë mundësi do të largohet.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close