
Një lajm i hidhur ka tronditur Realin e Madridit disa orë para finales ndaj Al Ali, e vlefshme për Botërorin e klubit. Bëhët fjalë për drejtorin e bordit, Luis Heras Aguado, i cili ka ndërruar jetën mbrëmjen e djeshme.
Aguardo ishte pjesë kyçe e bordit madrilen që nga viti 2000. Ai ka qenë anëtar i klubit për rreth 62 vite dhe është një ndër shembujt më të mirë të besnikërisë që dikush mund të ketë dhënë.
Në deklaratën e tij Florentino Perez ka thënë: “Vdekja e tij është një humbje e madhe për Real Madridin dhe të gjithë që janë të lidhur me klubin. Përkushtimi i tij dhe puna e madhe përgjatë viteve na ndihmuan që të mbajmë klubin duke u rritur dhe të formuar në atë që është sot. Unë kam humbur shokun tim më të mirë”.