fbpx
Sport

Reali ndalet ndaj Villareal, goli i Mariano Diaz nuk mjafton

Real Madrid nuk ka mundur të shkojë më shumë se 1-1 në transfertën kundër Villareal. Skuadra e Zidane e nisi mjaft mirë ndeshjen, duke zhbllokuar shifrat pas dy minutash me Mariano Diaz që shfrytëzoi një krosim perfekt të Carvajal. Ndeshja ishte me një ritëm të ulët, teksa vendasit do të shtonin aksionet sulmuese vetëm në fraksionin e dytë. Në minutën e 76-të, Vilareal fitoi një penallti që do të kthehej në gol nga Gerard Moreno. Reali e pati të vështirë që të krijonte shumë shanse në minutat e fundit duke vuajtur mungesat e shumta. Pas këtij barazimi Villareal mbetet në vendin e dytë me 19 pikë, ndërkohë që Reali mban vendin e katërt me dypikë më pas.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button