Categories Sport

“Reja nuk ka bërë gjëra që na japin shpresë”, Rudi Vata: Pse të mos ia japim shansin Skënder Gegës?

Ish-kapiteni i Kombëtares, Rudi Vata, analizoi humbjen ndaj Francës në stadiumin e ri “Air Albania”. I ftuar në studion e emisionit “Ëndërr Kuq e Zi”, shkodrani, foli për situatën aktuale në ekipin kombëtar dhe problemet e hasura së fundmi. Sipas Vatës ka ardhur koha që FSHF t’i besojë një trajneri shqiptar, teksa nuk sheh shpresë te Reja.

“Skuadra nuk ishte mirë në fushën e lojës. Harxhuam energji për të ndjekur topin, por asnjëherë për ta pasur në kontroll. Skuadra franceze dominoi totalisht. Berisha ishte lojtari më i mirë i ndeshjes. Në sistemin 3-5-2, Roshi dhe Hysaj nuk japin maksimumin. Nuk jam i sigurtë me gjendjen e Lenjanit.

Mënyra si ai krosoi topat nuk ishte e duhur. Qose nuk më la një shije special. Ishte një eksperiement i Rejës. Skuadra sot, në një stadium të mbushur plot, tregoi që është një skuadër e thjeshtë. Goli i parë ishte një epsisod i thjesht. Nuk u zbatuan detyrat. Gjithmonë ka një mbulim individual në këtë situate.

Ishte shumë e kollajtë për tu shënuar. Mund të mbrohej ai top shumë më mirë. Mbas ndeshjes me Andorrën menduam se do të reagonim pozitivisht. Ne themi që jemi një Kombëtare që nuk jemi me nivelin e Francës, por si ka mundësi që Moldavia bëri në Paris, një paraqitje dinjitoze. Sot Franca erdhi në stadiumin e ri dhe luajti një futboll krejt të lexueshëm. Detyrat ishin të thjeshta dhe profesionale. Realizuan 2 gola të thjeshtë.

Nuk arritën ta kundështonim si kundërshtar. Gjendja fizike e disa futbollistëve nuk është maksimale. Manaj nuk është në gjendjen më të mirë fizike. E mira është që gjithsecili të analizojë në performancën e tij. Trajneri Reja ka bërë mirë, por nuk mund të themi që ka bërë gjëra që na japin shpresa.

Ne mund të nisemi nga premtimet. Nuk mendoj që ekipi Kombëtar ka nevojë për trajner ekspert. Prandaj ja bëra pyetjen trajnerit Gega. Kampion i Shqipërisë. Ka prezencë dhe personalitet. Pse jo të mos ia japin shansin këtyre njerëzve. Të ndërtojmë kulturën shqiptare. Ka njerëz të devotshëm që e duan shumë atë pozicion. Kapacitet janë të përafërta. Mund ta ndihmojnë Shqipërinë. Janë shqiptarë dhe duan të jenë aty ku Shqipëria e meriton të jetë”, u shpreh Vata.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Mario Mitaj flet me zemër: Kam lindur në Athinë, por s’jam grek, E dua Shqipërinë, jam patriot!

Një nga më të mirët në dy miqësoret që Kombëtarja shqiptare zhvilloi, ishte Mario Mitaj.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Zbulohet kush pagoi 1 milion euro për të liruar Dani Alves nga burgu, nuk është Neymar

Ish-shoku i skuadrës i Dani Alves te Barcelona, Memphis Depay, thuhet se i ka paguar…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Sokol Kushta: Kombëtarja dhe trajneri dje fituan Brojën, Sylvinho tregoi se di të ndryshojë

Sokol Kushta, legjenda e futbollit kuqezi, në një reagim në rrjetet sociale, vlerësoi lojën e…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mbi 20 mijë bileta të shitura/ Sylvinho tenton të ndryshojë ujërat, Statistikat flasin për suedezët

Shqipëria do të zhvillojë sonte në mbrëmje testin e dytë miqësor kundër Suedisë në Stokholm.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

“E dimë forcën tonë, jemi të bashkuar”, Sylvinho dhe Ramadani flasin para ndeshjes me Suedinë

Shqipëria do të luajë nesër ndeshjen e dytë miqësore të muajit mars ndaj Suedisë. Trajneri…

LEXO ME SHUME