fbpx
Sport

Rinis kampionati edhe në Slloveni, Çekiçi nis nxemjen

Sllovenia është shteti i radhës në Europë që i ka ndezur dritën jeshile futbollit. Federata ka gjetur akordin me autoritetet shtetërore dhe është zgjedhur data e rifillimit të kampionateve të lëna përgjysmë prej koronavirusit. Ndeshjet do të rinisin më 5 qershor. Vendim është marrë edhe për gjysmëfinalet e Kupës. Këto duele do të luhen më 9 dhe 10 qershor, ndërsa finalja e madhe do të zhvillohet mbrëmjen e 24 qershorit.

Endri Çekiçi është futbollisti i vetëm shqiptar që luan në Prva Liga, aty ku po shkëlqen për të dytin sezon radhazi. Pogradecari i talentuar aktivizohet te skuadra që kryeson kampionatin slloven Olimpija Ljubljana, teksa numëron 10 gola të shënuar, 9 në kampionat dhe 1 në kualifikueset e Europa League.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button