25 nëntori i vitit 2017 ishte data kur Leo Messi kreu rinovimin e fundit me Barcelonën, kontratë që e mban të lidhur me klubin katalanas deri në fund të këtij sezoni. El Mundo Deportivo ka zbuluar shifrat faraonike të kontratës së “pleshtit”. Mbi 555 milion euro është shuma e përfituar nga ylli argjentinas në kontratën e nënshkruar me Josep Maria Bartomeun, ish-presidentin e Barcelonës, i cili më pas u kthye në armikun e kapitenit. Saktësisht 555.237.619 euro, një shumë e “f rikshme”.
Akordi parashikon një rrogë sezonale prej 139 milion eurosh për 33-vjeçarin. 115 milion euro i ka përfituar në momentin e nënshkrimit të kontratës, teksa rreth 78 milion të tjera si “bonus besnikërie”. Messi ka përfituar deri tani 92% të shumës totale prej mbi 555 milion eurosh. Shifra të jashtëzakonshme, që kanë pasur ndikimin e tyre në krizën ekonomike të klubit, teksa edhe vetë tifozët janë shtangur nga zbulimi i të përditshmes iberike.