Sport

Rrëfehet Tare: Më kanë kërcënuar, kisha frikë për fëmijët

Ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë dhe drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare, në një intervistë të gjatë për “Sky Sport”, ka folur për momentet më të veçanta të karrierës, duke zbuluar edhe periudhën e vështirë, kur është kërcënuar me vdekje në Romë: “Sinqerisht, e kam menduar të largohem nga Roma. Para së gjithash, për familjen. Kemi marrë kërcënime me vdekje, gjëra që nuk mund të thuhen.

Kanë qenë moment, kur kam menduar, nëse ia vlente vërtet të vazhdoja, apo të dorëzohesha. Por kam punuar gjithmonë me zemër për klubin dhe isha i bindur se në fund do të dilte në pah puna e bërë. Falë Zotit, kështu ka ndodhur. Në disa momente kisha frikë për fëmijët e mi, sidomos në periudhën kur shitëm Hernanesin. Ishte një moment i keq, që më la një shije shumë negative. Një pjesë e imja vdiq pas atij momenti sa i takon mënyrës së jetuarit të futbollit. Aty prek vërtet pjesën e shëmtuar të futbollit”, ka rrëfyer Tare. Drejtori sportive i Lacios ka dhënë një koment edhe për merkaton dimërore: “Mund të ketë ndonjë shitje, sepse kemi shumë lojtarë. Janë shumë lojtarë që duan të luajnë. Vetëm nëse shesim, do të blejmë ndonjë lojtar”.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: