Agjencia Botërore e Anti-Dopingut (WADA) e ka dënuar Rusinë me përjashtim nga të gjitha kompeticionet europiane dhe botërore. WADA ka marrë vendimin për të përjashtuar Rusinë për 4 vjet nga çdo aktivitet ndërkombëtar sportiv për çështjen e dopingut. Kjo do të thotë se rusët nuk do të marrin pjesë në asnjë garë sportive, duke përfshirë edhe Lojërat Olimpike, por edhe Kampionatin Evropian 2020 apo Botërorin e Katarit. Rusia do të ketë 21 ditë kohë për të apeluar vendimin e rëndë.
Categories
Sport