Sport

Sabrina: Më në fund jemi bashkë, kemi nevojë për qetësi

Sabrina, gruaja e Christian Eriksen, ndihet mirë dhe e çliruar tani që e keqja kaloi. Fantazisti i Danimarkës ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe ditën e djeshme doli nga spitali.

Në një prononcim për GDS, Sabrina flet shkurt, duke theksuar se Christian dhe ajo kanë nevojë për qetësi. “Christian është mirë. Tani jemi së bashku dhe na duhet vetëm pak pushim e qetësi“.

Lojtari i Interit do të shkojë në Milano në mesin e muajit korrik për të kryer disa kontrolle mjekësore. Eriksen do të kalojë të gjitha “provimet” e detyrueshme dhe më pas do të marrë një vendim për të ardhmen.

Rikthimi në fushën e blertë nuk përjashtohet, teksa 29-vjeçari ka vendosur një pajisje mbrojtëse në zemrën e tij. Gjithsesi ka kohë për t’u menduar mirë se çfarë do të ndodhë me karrierën e tij.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: