fbpx
Sport

Sërish skandal në futbollin shqiptar, kër.cënohet sulmuesi

Siç dihet nga të gjithë, futbolli në Shqipëri shpesh shoqërohet edhe me dhunë, apo me momente agresive, sidomos Kategoria e Parë dhe ajo e Dyta. Rasti më i fundit vjen para ndeshjes Burreli-Shkumbini, aty ku sulmuesi nigerian i Shkumbinit, Majkëll Ejoh, i cili është kërcënuar se është më mirë të mos zbresë në fushë se do ta vrasin.

Në adresën e tij në “Instagram”, futbollisti i Shkumbinit ka marrë një mesazh kërcënues nga një profil, me shumë mundësi fals, ku shkruhet se “ata kanë për ta vrarë nëse luan në Burrel dhe se kanë për të goditur me grushte nëse bën gol”. Nigeriani është munduar ta kalojë me humor, duke shkruar në profilin e tij se për këtë që ka ndodhur, ai do të shënojë 2 gola. Nga ana tjetër, klubi peqinas i ka garantuar mbështetje maksimale sulmuesit Ejoh. Ai ka pohuar për “Panorama Sport” se do të jetë në fushë, në ndihmë të Shkumbinit për këtë ndeshje të vështirë, duke treguar profesionalizmin e tij. Ejoh është aktivizuar vite më parë me Burrelin, ndërkohë që i ka shënuar këtij ekipi në ndeshjen e fazës së parë.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button