
Xherdan Shaqiri ka hyrë në historinë e futbollit anglez, teksa është bërë futbollisti i parë që shënon dopietë, vetëm 144 sekonda pasi kishte prekur fushën e blerë. Duke folur pas ndeshjes mesfushori me origjinë shqiptare tregon emocionet e duelit spektakolar ndaj United.
“Asnjë futbollistë nuk është i lumtur që të qëndrojë në stol, kjo është normale. Vetëm 11 futbollistë mund të luajnë, është trajneri që vendos. Gjithmonë përpiqem që të jap më të mirën time kur futem ose kur luaj nga fillimi. Sot vendosa me dy gola, jam shumë i kënaqur.
Ishte një fitore e jashtëzakonshme dhe e rëndësishme. Ne luajtëm shumë mirë. Në pjesën e dytë, bëmë më shumë se United dhe në fund merituam që ta fitonim.
Fillimi i këtij sezoni ka qenë fantastik, është rekord në historinë e klubit. Por duhet të vazhdojmë përpara, ndeshje pas ndeshje. Shpresoj që të kemi ndeshje të tjera si kjo dhe të fitojmë. Nëse do të luajmë në këtë mënyrë, mund të kemi një super sezon”, deklaroi Shaqiri. /Koha Jone/