Milan është duke e mposhtur 4-1 Leccen. Brenda një minute janë shënuar dy gola të shpejtë në ndeshjen Lecce – Milan. Vendasit fillimisht e barazuan rezultatin në minutën e 54’, Marco Mancosu shënoi nga penalltia.
Por, menjëherë në aksionin e parë, në minutën e 55’, Milani e riktheu epërsinë, Giacomo Bonaventura realizoi për 2-1. Derisa pak minuta më vonë, në atë të 58’, realizoi edhe Ante Rebic, për 3-1.