Sport

Shënohet goli i parë në “Air Albania”! Mourinho habit me reagimin e tij (video)

Po luhet në këto momente finalja e Conference League mes Romës dhe Feyenoordit, që zhvillohët në stadiumin tonë kombëtar “Air Albania”.

Kjo është hera e parë që Shqipëria organizon finalen e një eventi të tillë që në fakt është edhe e para në historinë e këtij kompeticioni të ri në Europë.

Stadiumi është i tejmbushur plot, ku sigurisht peshën kryesore e zënë ultrasit e të dy ekipeve, ku vihet re se ata holandezë janë më të shumtë në numër.

Nuk kishte si të mungonin në këtë ndeshje personalitet e futbollit, duke nisur nga presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, dhe figura të tjera të njohura si Luis Figo, Francesco Totti, Dirk Kuyt etj.

Në minutën e 32-të Roma kalon në avantazh me anë të Zaniolos. Tifozët italianë në festë në “Air Albania”, Mourinho kërkon nga të tijtë të ruajnë qetësinë.SHIKO VIDEON

Verdhekuqtë kërkojnë që të ngrenë trofeun e dytë europian në historinë e tyre, pas plot 61 vitesh, kur në 1961 mundi Interin në finalen e Kupës UEFA, siç njihet sot Liga e Europës.

Nga ana tjetër, holandezët do të kërkojnë të njëjtën gjë. hera e fundit qe Fejnordi ka ngritur në qiell një trofe europian ishte në vitin 2002, ku në finale e Kupës UEFA mundën Borusian e Dortmundit, duke qenë dhe skuadra e fundit nga Holanda që ka triumfuar në Europë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close