Sport

Shënoi gol në portën e Interit, ‘Eurosport’ vlerëson me notën më të lartë mesfushorin Bajrami

Nedim Bajrami ishte futbollisti më i mirë në fushë i Empolit në humbjen me plot emocione ndaj Interit në Kupën e Italisë. Mesfushori shqiptar shënoi një supergol me tepër peshë, pavarësisht se e nisi nga stoli sfidën me zikaltërit. Bajrami u aktivizua në fillimin e pjesës së dytë dhe 15 minuta më pas realizoi për 1-1. “Çfarë loje! Ai hyni dhe ndryshon fytyrën e Empolit. I pathyeshëm kur ka topin në këmbë dhe ndihmon në vertikalizime.

Shënon një gol të rëndësishëm që e dërgon Interin në krizë,” shkruhet në komentin e ‘Eurosport’, që e vlerëson me notën 7.5 lojën e Bajramit. Ky ishte goli i tretë i 23-vjeçarit në Kupën e Italisë, teksa deri më tani këtë sezon ka realizuar në total 8 gola. Notë pozitive mori edhe njeriu-asist, Kristjan Asllani, që u vlerësua me 7, teksa futbollisti tjetër i kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli u vlerësua me notën 5.5, pasi me aktivizimin e tij nuk arriti t’i jap stabilitet mbrojtjes së Empolit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close