fbpx
Sport

Shorti në Champions, ja dy skuadrat e mëdha që do të përballen në fushë

Më pak se një muaj e gjysmë pas triumfit të Bayern Munchen ndaj Paris Saint-Germain në Lisbonë, Liga e Kampionëve 2020-21 po merr formë , me shortin e fazës së grupeve të vendosur për sot në orën 17:00.  Shorti do të hidhet në studiot e “Radio Televizionit Suisse” në Gjenevë dhe jo në Nyon, si zakonisht. Janë 32 skuadra pjesëmarrëse, nga të cilat 26 kualifikohen përmes kampionateve kombëtare dhe 6 nga kualifikimet e verës të përfunduara me playoff-et e kësaj jave.

Java e parë është caktuar për 20-21 tetor ndërsa finalet e Ligës së Kampionëve do të luhet në Stamboll, Turqi, në 29 maj 2021. Pas përcaktimit të kokave të grupit, u zgjodhën edhe skuadrat e dyta në grupe, ku ra në sy dueli midis Bayern Munich dhe Atletico Madrid dhe ai mes Barcelonës dhe Juventus.

 

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button