Sport

Shqipëria fiton 3 vende në renditjen e FIFA-s, Kosova humbet 4

Shqipëria e Edy Reja-s ka fituar 3 pozicione në renditjen e re të FIFA-s për muajin tetor të publikuar paraditen e kësaj të enjte. Një rol të rëndësishëm në këtë pozicionim ka luajtur padyshim edhe fitorja ndaj Hungarisë.

Me 1374.33 pikë, 5.6 pikë më shumë se muajin e kaluar kuqezinjtë lënë pas në renditje Slloveninë, El Salvadorin dhe Afrikën e Jugut, ndërsa përpara Shqipërisë qëndrojnë Finlanda, Burkina Faso dhe Islanda që është në rënie të lirë.

Kosova që ka zbritur nga vendi 109 në të 113-in pas disfatave ndaj Suedisë dhe Gjeorgjisë. Për sa i përket kreut renditja e FIFA-s për muajin tetor kryesohet nga Belgjika, Brazili, Franca e Italia.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: