Categories Sport

Shqiponja e shqiptarëve, njihuni me akrobaten që performon në qiell të hapur!

Nga Enkeleda Bodini Vajza me të cilën abcnews.al do ju njohë sot, është Fiona Rushiti. Ajo sot është një akrobate shumë e zonja dhe e para vajzë shqiptare që ka sfiduar lartësitë, duke performuar qindra metër mbi tokë. Për të arritur këtu ku është sot, ajo ka punuar shumë dhe rruga nuk ka qenë asnjëherë e lehtë.

Fiona ka 19 vite që ushtrohet me numrat e akrobatësisë. Kur ajo ishte tre vjeç, një profesor i Cikurt të Tiranës e ka parë ngjitur në pemë dhe nga lëvizjet që ajo bënte që aty, ka kuptuar se ishte e duhura për t’u bërë pjesë e cirkut.

Fiona u rrit në ambientet e cirkut, u stërvit fort, derisa arriti ta zotëronte mirë talentin e saj. Në moshën 10-vjeçare la cirkun, pasi profesori i saj u largua në Itali. Rrugëtimin duhej ta vazhdonte vetëm.

Ajo solli shumë risi në akrobatësi, edhe me numrat me zjarr që ishin të pashikuara më parë për publikun shqiptar. Fiona u bë e para vajzë shqiptare që performonte numra ajri me zjarr. Ajo realizoi atë që më së shumti donte, duke djegur shumë herë duart dhe duke vënë jetën e saj në rrezik. Mbase ju duket çmenduri, por kështu janë ëndrrat, të shtyjnë të arrish kulmin e rrezikut, për të marrë kënaqësinë.

Edhe pse në një stad shumë të mirë profesional, natyra e saj sfiduese nuk mund të qëndronte po u zhvilluar edhe më shumë. Duke parë video të ndryshme të vajza të huaja që performonin në qiell të hapur, Fiona e bindi veten se edhe ajo mund ta arrinte të njëjtën gjë. Pa u menduar gjatë, filloi të stërvitej intensivisht për të arritur qëllimin e saj; të performonte në ajër.

Momenti kur ajo mori “frytet” e ditëve të palodhura të stërvitjeve, ishte kur performoi në lartësinë 100 metra, duke u bërë e para vajzë shqiptare që sfidon, duke rrezikuar jetën. Ndonëse ju që e lexoni ju duket shumë lart, por për Fionën është minimumi i syimeve të saj.

“Aktualisht jam në 100 metra lartësi dhe 15 metra lartësi pa rrip sigurimi. Ky është minimumi i synimeve të mia, pasi unë kam për të bërë një fluturim me balonë në afro 1500 metra lartësi. Fluturimi do të jetë i lirë nga Maja e Llogarasë, së bashku me Alket Islamin”, thotë ajo për abcnews.al.

Për Fionën, akrobatësia është gjithçka, edhe pse shumë herë ka pasur vështirësi, nuk ka pasur mbështetje apo është dëmtuar nga stërvitjet. Për të është një ëndërr e realizuar dhe këtë pasion, akrobatja thotë se nuk e ndërron me asgjë.“Nuk do të heqë kurrë dorë, derisa energjitë të më shterrojnë”, tha ajo.

Përpos këtij pasioni që e do fort, Fiona është edhe trajnere për fëmijët që duan të bëhen akrobatë dhe është gjithashtu instruktore aerobie. Përveç kësaj Fiona ka fituar 3 medalje në taekwondo (dy bronzi dhe një ari) dhe kohët e fundit ka filluar të ushtrojë boksin. Kjo ishte historia e Fionës, e një vajze që beson se ëndrrat realizohen duke punuar dhe duke qenë një shpirt i lirë. Të tilla vajza i duhen Shqipërisë, me të cilat krenohemi. Dhe ne na mbetet për të thënë që, u shtofshin vajzat si Fiona./abcnews.al

  

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Gjimshiti: Krenari dhe lumturi, e merituam kualifikimin ndaj Liverpoolit

Atalanta shkroi historinë përballë Liverpoolit. Skuadra e Gasperinit eliminuan skuadrën e Klopp, duke siguruar një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mario Mitaj flet me zemër: Kam lindur në Athinë, por s’jam grek, E dua Shqipërinë, jam patriot!

Një nga më të mirët në dy miqësoret që Kombëtarja shqiptare zhvilloi, ishte Mario Mitaj.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Zbulohet kush pagoi 1 milion euro për të liruar Dani Alves nga burgu, nuk është Neymar

Ish-shoku i skuadrës i Dani Alves te Barcelona, Memphis Depay, thuhet se i ka paguar…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Sokol Kushta: Kombëtarja dhe trajneri dje fituan Brojën, Sylvinho tregoi se di të ndryshojë

Sokol Kushta, legjenda e futbollit kuqezi, në një reagim në rrjetet sociale, vlerësoi lojën e…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mbi 20 mijë bileta të shitura/ Sylvinho tenton të ndryshojë ujërat, Statistikat flasin për suedezët

Shqipëria do të zhvillojë sonte në mbrëmje testin e dytë miqësor kundër Suedisë në Stokholm.…

LEXO ME SHUME