Sport

Shtatë gola në “Air Albania”, Tirana shpartallon Apoloninë

Fitore spektakolare e Tiranës në “Air Albania” ndaj Apolonisë. Kampionët e Orges Shehit, shkërmoqën fierakët me rezultatin 5-2, teksa 4 golat u realizuan në pjesën e dytë.

Të besuarit e Kamaratës e mbyllën pjesën e parë me rezultatin 1-2, teksa në fragmentin e dytë, bardheblutë vendosën diktatin, duke e dominuar totalisht këtë 45 minutësh, ku realizuan plot 4 herë. Vlen të theksohet fakti se në pjesën e dytë, Apolonia ishte thuajse inekzistente, ku daljet në sulm, ishin me pikatore.

FT: TIRANA-APOLONIA 5-2

Batha 19′ , Torasa 51′, Batha 65′ (p), Ismailgeci 77′, Kale 90+1′ / Levendi 26′, 45+1′ Përfundon takimi. 90+1′ GOOOOL TIRANA 5-2/ Të papërmbajtshëm bardheblutë! Pas asistit të Vairinen, futbollisti brazilian goditi saktë brenda zonës, duke e dërguar topin në cepin e portës së Harizajt.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: