fbpx
Sport

Shuhet trajneri i Flamurtarit në basketboll

Covid i merr jeten Viron Toskes, trajnerit te ekipit te Flamurtarit ne basketboll per femra. Prej disa javësh në intubim Toska nuk ka mundur të mbijetojë.Toska ishte shtruar në senatorium në kryeqytet. Viron Toska është trainer i Flamurtarit prej më shumë se 15 vitesh duke arritur të fitojë një sërë trofesh.

Mes kampionatit,kupës dhe super kupës së shqipërisë. Toska duke drejtuar Flamurtarin ka fituar mbi 45 tituj.Në pallatin e sportit ne Vlorë bashkëpunëtore të tij e miq janë të shumtë, ndërsa e vështirë të thuhet dicka. Hysen Cenaj Peshngritësi i madh vlonjat dhe Klevis Kaso ish basketbollist dhe Shef klubi shprehen të hidhëruar ndërsa pranojnë se do i mungoi shumë sportit. Ida Myrto, Elona basketbolliste e ka lidh gjithë kohën dhe karrierën me Toskën. Mes lotësh dhimbja ndihet kudo në Vlorë, edhe te qytetarët. Toska u nda nga jeta në moshën 64 vjeçare, ndërkohë që kishte rreth dy javë që luftonte me virusin.

Viron Toska ka qenë prej më shumë se 20 vitesh trajneri i ekipit të femrave, teksa ia ka dalë të fitojë kampionate, kupa, duke e bërë Flamurtarin në basketboll për femra ekipin e pamposhtur dhe rekordmen në këtë sport.

Që prej marrjes së drejtimit të skuadrës në vitin 2000 deri më tani, Toska i ka dhënë ekipit të Flamurtarit 15 kampionate, ndërkohë që ka vendosur edhe rekordin si trajneri që në 10 vitet e fundit ka arritur të “korrë” plot 28 trofe, duke përfshirë këtu kupa, superkupa dhe kampionate. Faleminderit për çdo emocion që na dhurove ne sportdashësve vlonjat dhe jo vetëm. Rekordet edhe titujt kampion do të tregojnë përjetësisht për lavdinë Tënde. I paharruar! 🙏

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button