
Robert Levandovski aktualisht është i dëmtuar dhe do t’i mungojë Barcelonës në “El Clasico” sot. Sulmuesi u dëmtua në sfidën ndaj Almerias pak ditë më parë duke e mbyllur ndeshjen me shqetësime muskulore.
Klubi konfirmoi se Lavandovski ishte lënë pushim për shkak të mbingarkesës muskulore dhe mediat spanjolle kanë mësuar se mungesa e tij pritet të jetë e gjatë, ndoshta rreth dy javë.
Kaq bëhet e ditur aktualisht, por nuk dihet se si do të shkojë në ditët në vijim.
Pas rreth tri javësh, Shqipëria do të përballet me Poloninë dhe mungesa e një sulmuesi kalibri si Leva, do të ishte një bonus i madh për kuqezinjtë.
Gjithsesi duhet edhe pak kohë dhe do të shihet si do të shkojë rikuperimi i 34-vjeçarit.