Categories Sport

Situata në Kombëtare kërkon zgjidhje, ja tre kandidatët e mundshëm për të zëvendësuar Rejën në stolin kuqezi

Kombëtarja sh qiptare është në një situatë që do t’i nevojitej një “barkë shpëtimi”. Presidenti Armand Duka apo FSHF-ja, nuk e kanë zyrtarizuar ende largimin e trajnerin Edi Reja, edhe pse tashmë gjendja dihet dhe mund të themi që çdo gjë ka mbaruar. Por çështja është sa kohë do të humbim akoma për të nisur një kapitull të ri.

Nga një anë federata mirëkuptohet për faktin që kërkon një ndarje paqësore me italianin, sepse ai është ende nën kontratë dhe i përfundon më 26 nëntor.

Madje flitet që 76-vjeçari, ose me saktë 77, pas datës 10 tetor, do të qëndrojë për të drejtuar edhe dy miqësoret, me Arabinë Saudite dhe Italinë.

Por a është kjo në interes të Kombëtares? Patjetër që jo, sepse është një kohë e humbur.

Nëse do të vijë një trajner i ri, pse të mos fillojë nga detyra që përpara këtyre miqësoreve. Do të ishte një mundësi e mirë për t’u njohur me grupin e lojtarëve, mentalitetin, frymën dhe ambientin kuqezi, që më pas do të sillte edhe përgatitjen për kualifikueset e radhës.

Kështu që FSHF-ja s’duhet ta zvarrisë më shumë këtë punë, por të kthejë faqen e librit menjëherë për të nisur një tjetër kapitull, që urojmë të jetë më i suksesshëm sesa ky që sapo u mbyll.

TRAJNERI I RI- Aktualisht kanë filluar spekulimet për emrat e kandidatëve për stolin e Shqipërisë, që pritet të zëvendësojnë Edi Rejën.

Xhankarlo Kamoleze është njëri prej tyre, për vetë faktin që ka qenë edhe më përpara duke mbajtur postin e drejtorit teknik të ekipeve kombëtare dhe ka mbikëqyrur nga afër gjithë situatën. Ai është larguar së fundmi nga ky post dhe FSHF-ja nuk ka dhënë ndonjë arsye për këtë largim.

Një tjetër opsion është Besnik Hasi, i cili mbetet “kandidati i përjetshëm” për këtë post. Një ishkapiten kuqezi që aktualisht është pa ekip dhe më parë ka drejtuar skuadra si Anderleht, Olimpiakos apo Legian e Varshavës.

Një tjetër alternativë që spekulohet, është mundësia e rikthimit të Xhani de Biazit, trajnerit të suksesshëm që arriti të kualifikohej me Shqipërinë në “EURO 2016”. Edhe pse ai është trajner i Azerbajxhanit, me ofertën e duhur mund të shohim edhe një rikthim të bujshëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Gjimshiti: Krenari dhe lumturi, e merituam kualifikimin ndaj Liverpoolit

Atalanta shkroi historinë përballë Liverpoolit. Skuadra e Gasperinit eliminuan skuadrën e Klopp, duke siguruar një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mario Mitaj flet me zemër: Kam lindur në Athinë, por s’jam grek, E dua Shqipërinë, jam patriot!

Një nga më të mirët në dy miqësoret që Kombëtarja shqiptare zhvilloi, ishte Mario Mitaj.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Zbulohet kush pagoi 1 milion euro për të liruar Dani Alves nga burgu, nuk është Neymar

Ish-shoku i skuadrës i Dani Alves te Barcelona, Memphis Depay, thuhet se i ka paguar…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Sokol Kushta: Kombëtarja dhe trajneri dje fituan Brojën, Sylvinho tregoi se di të ndryshojë

Sokol Kushta, legjenda e futbollit kuqezi, në një reagim në rrjetet sociale, vlerësoi lojën e…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mbi 20 mijë bileta të shitura/ Sylvinho tenton të ndryshojë ujërat, Statistikat flasin për suedezët

Shqipëria do të zhvillojë sonte në mbrëmje testin e dytë miqësor kundër Suedisë në Stokholm.…

LEXO ME SHUME