Categories Sport

Skandal me Laçi-Skënderbeu, shpërthen Idrizi:FSHF po prish garën, favorizon hapur rivalët…

Shtyrja e ndeshjes mes Laçit dhe Skënderbeut ka rënë si “bombë” në kampin vlonjat, pasi në axhendën e punës së tyre, ata llogarisin që të përballen me të gjithë kundërshtarët në kushte të barabarta. Administratori Sinan Idrizi ka reaguar ashpër për shtyrjen e ndeshjes LaçiSkënderbeu, pasi kuqezinjtë janë të prekur direkt nga kjo manovër. Në fund të kësaj jave, vlonjatët udhëtojnë drejt Korçës, por për administratorin e kuqezinjve ky është hapur favorizim dhe prishje gare.

idrizi

I kontaktuar dje nga “Panorama Sport”, Idrizi tha se nëse kjo është e vërtetë, atëherë të shtyhen të gjitha ndeshjet dhe të mos luhet të mërkurën. Idrizi jep edhe një zgjidhje tjetër, duke ofruar stadiumin “Flamurtari” për zhvillimin e ndeshjes Laçi-Skënderbeu, ndërsa ndeshja mes Flamurtarit dhe Luftëtarit të shtyhet. Idrizi me këtë rast me ironinë e tij dhe këtë shtyrje e quan si vepër djallëzore, pasi ka ndodhur pikërisht të dielën, ditë të cilën njerëzit shkojnë në kishë. “Unë nuk e besoj një gjë të tillë se është e pamundur.

Kur është marrë vendimi se unë nuk e di? Sot është e diel dhe njerëzit shkojnë në kishë, nëse bëhen gjëra të tjera janë të djallit. Nëse kjo ka ndodhur, është haptas favorizim, nuk ka ku të shkojë më. Ç’është kjo? Gjithë kjo Shqipëri nuk paska fusha. Po mirë, le të vijnë ta luajnë në Vlorë të mërkurën ndeshjen Laçi-Skënderbeu dhe pas dy apo tri javësh e luajmë ne ndeshjen me Luftëtarin. Pra, le të shtyjnë ndeshjen tonë. Unë tani nga ju po e mësoj këtë vendim. Çudi e madhe, kur është marrë ky vendim?

Nuk ka mundësi, për mua janë thashetheme. Që një klub nuk gjen dot fushën ku të luajë, atëherë kemi të bëjmë me dështim organizimi. Nëse është e vërtetë, atëherë të shtyhen të gjitha ndeshjet. Të mos luhet të mërkurën asnjë ndeshje, pasi nuk ka sens fare. Po kur do ta luajnë ndeshjen këta, se pas një jave nuk e realizojnë dot, pasi janë ndeshjet e kombëtares. Nuk mund të luhet të mërkurën, nëse nuk luajnë Laçi dhe Skënderbeu, pasi prishet gara dhe është haptazi favorizim.

Kjo nuk ka logjikë. Rregullorja është shumë e qartë. Atëherë të shtyhet për të gjithë dhe të mos luhet këtë të mërkurë, ose u japim ne fushën tonë dhe të shtymë ndeshjen tonë me Luftëtarin. Nuk e di ka ndodhur ndonjëherë kjo gjë, se unë nuk e kam dëgjuar. Çudi e madhe! Për hajër na qoftë”, përfundoi Idrizi për “Panorama Sport”. Mbetet për të parë se cili do të jetë hapi që do të ndërmarrë sot FSHF për mbarëvajtjen e javës së 12-të të Superiores, pasi administratori i Flamurtarit ka bërë apel që të shtyhen të gjitha ndeshjet, nëse nuk luhet LaçiSkënderbeu./PanoramaSport,Ermal Sika

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Gjimshiti: Krenari dhe lumturi, e merituam kualifikimin ndaj Liverpoolit

Atalanta shkroi historinë përballë Liverpoolit. Skuadra e Gasperinit eliminuan skuadrën e Klopp, duke siguruar një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mario Mitaj flet me zemër: Kam lindur në Athinë, por s’jam grek, E dua Shqipërinë, jam patriot!

Një nga më të mirët në dy miqësoret që Kombëtarja shqiptare zhvilloi, ishte Mario Mitaj.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Zbulohet kush pagoi 1 milion euro për të liruar Dani Alves nga burgu, nuk është Neymar

Ish-shoku i skuadrës i Dani Alves te Barcelona, Memphis Depay, thuhet se i ka paguar…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Sokol Kushta: Kombëtarja dhe trajneri dje fituan Brojën, Sylvinho tregoi se di të ndryshojë

Sokol Kushta, legjenda e futbollit kuqezi, në një reagim në rrjetet sociale, vlerësoi lojën e…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mbi 20 mijë bileta të shitura/ Sylvinho tenton të ndryshojë ujërat, Statistikat flasin për suedezët

Shqipëria do të zhvillojë sonte në mbrëmje testin e dytë miqësor kundër Suedisë në Stokholm.…

LEXO ME SHUME