Ditën e v arrimit, ndërsa e gjithë Italia po q ante për lamtumirën e Paolo Rossi, shtëpia e ‘Pablito’, në Bucine, në fshatin Toskan, ishte v jedhur. Ka qenë gruaja e tij ajo që ka konstatuar vj edhjen e shtëpisë, ndërkohë që mes objekteve që mungojnë është edhe ora e Paolo Rossi si dhe një shumë parash. Hetimet nga policia shkencore janë në proces. Gjatë ceremonisë së lamtumirës të Rossit ishin të pranishëm bashkëlojtarët e tij të viteve ’80, ndërkohë që nuk munguan as koret e qytetarëve të cilët brohorisnin ‘Paolo, Paolo …’. Shumë njerëz dëshironin t’i jepnin lamtumirën e fundit kampionit.
“Vdekja e Paolo më goditi sepse nuk dija për s ëmundjen e tij dhe për këtë arsye ishte një rrufe në qiell. Ai përfaqësoi futbollin italian, ai nuk është aspak i barabartë”. Kështu e kujton Paolo Rossin Maldini, para se të fillojë ceremonia e v arrimit në Katedralen e Vicenza. Në ceremoninë e lamtumirës llogaritet që të kenë marrë pjesë rreth 1500 qytetarë.