Sport

“Skandali trondit Ballkanin”/ Kupa “Nënë Tereza” nga Kosova dhe Shqipëria pritet keq në Serbi

Mbrëmjen e djeshme është publikuar lajmi për ideimin e Kupës “Nënë Tereza”, e nisur nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka, por edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi. Në të do të përfshihen ekipe nga Kosova dhe Shqipëria, ndërsa fituesi kërkohet që të marrë pjesë në Europë. Ndërsa do të ketë edhe shpërblim nga Federatat dhe qeveritë. Madje jo vetëm që gjithçka është përpiluar, por është dërguar edhe në UEFA, ndërsa mbetemi në pritje të përgjigjes.

Por teksa lajmi ka marrë dhenë, nuk mund të mungonte edhe një reagim nga Serbia. “Kurir” e ka pritur keqazi këtë iniciativë, ndërsa titulli shkruan: “Skandali trondit Ballkani”. Bashkimi mes Shqipërisë dhe Kosovës nëpërmjet sportit, duket se nuk po i pëlqen aspak fqinjëve tanë…

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: